Kreyetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka përjashtuar nga seanca e sotme plenare, kreun e PD, Lulzim Basha.
Kjo pasi Basha po mbante të bllokuar foltoren e Kuvendit.
Basha sot ishte i vetmi që kërkoi herë pas here fjalën, e përfundoi duke ‘zaptuar’ foltoren.
Kryeparlamentarja Lindita Nikolla i bëri apel disa herë që ta lironte, për të vijuar zhvillimin normal të seancës, por Basha nuk pranoi.
Edhe përballë paralajmërimit se do ta përjashtonte, Basha nuk u tërhoq. Si përfundim, disa minuta më pas kryeparlamentarja duket se e humbi durimin dhe i njoftoi atij përjashtimin nga seanca.
“Ju lutem lironi foltoren se do ju përjashtoj nga seanca. Ju lutem lejoni foltoren. Nuk ua jap fjalën. Kur shoh që nuk i përmbaheni procedurës kam të drejtën t’iu heq fjalën sipas rregullores. Mos pengoni rendin e ditës. Do vijojmë me rendin e ditës. Jeni i përjashtuar nga seanca për zaptim të Foltores. Jeni i përjashtuar”, tha Nikolla.
Me ndryshimet e rregullores, Basha rrezikon përjashtimin deri në 60 ditë.
Sot pas 5 muajsh tymi, zhurmash dhe bilbilash, parlamenti i është rikthyer normalitetit, ku mazhoranca dhe opozita kanë folur me radhë nga foltorja e Kuvendit.
Por nuk mund të thuhet e njejta gjë për situatën brenda opozitës, ku palët vijojnë të jenë të ndara, grupi i Bashës akuzon palën tjetër brenda llojit dhe mazhorancën për pazare me Reformën Zgjedhore, ndërsa Bardhi i cili i është bashkuar Berishës, akuzon Bashën për bashkëpunim me Ramën për mos ju dhënë shqiptarëve zgjedhje të lira.
“Lufta e ftohtë” brenda llojit u reflektua edhe sot në sallën e Kuvendit, ku Lulzim Basha edhe pse i ulur mes Tabakut dhe Bardhit, nuk shkëmbeu asnjë vëzhgim me ta, madje dhe kur flisnin për njëri-tjetrin, i drejtoheshin sikur mos ishin prezent në sallë.
Lini një Përgjigje