TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Mars 2024, 10:51

Bardhi thumbon Bashën për Reformën Zgjedhore: Të mbajnë përgjegjësi ata që bënë pazare për 2 vite

Shkruar nga Pamfleti

Bardhi thumbon Bashën për Reformën Zgjedhore: Të mbajnë

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka ironizuar kryeparlamentaren Lindita Nikolla, pasi kjo e fundit u shpreh se po respektonte opozitën pasi kanë vendosur paqe mes tyre.

“Jemi në procedurë dhe unë po ndjek radhën që jeni renditur. Po respektoj mqs kemi vendosur paqe për vendosjen e normalitetit”, u shpreh Nikolla.

Gazment Bardhi tha se nuk kanë vendosur paqe pasi nuk kanë qenë në luftë, duke shtuar se kanë qënë në qëndrime të ndryshme.

“Kemi qenë në dy qëndrime të ndryshme, ju në krahun e shkeljes dhe dhunimit të Kushtetutës në një tentativë të pastër për të asgjësuar opozitën dhe opozita duke rezistuar në mbrojtje të të drejtave të saj”, u shpreh ai.

Ndërsa “thumboi” kryetarin e PD-së, Lulzim Basha, tha se duhet “të mbajnë përgjegjësi ata që me dembelizmin e tyre bllokuan Reformën Zgjedhore”.

“Nuk kemi vendosur paqe, sepse nuk kemi qenë në luftë. Kemi qenë në dy qëndrime të ndryshme, ju në krahun e shkeljes dhe dhunimit të Kushtetutës në një tentativë të pastër për të asgjësuar opozitën dhe opozita duke rezistuar në mbrojtje të të drejtave të saj.

Nuk kisha ndërmend ti kthehesha këtij debati, por dua të sqaroj dhe ripërsëris që qëndrimi ynë ka qenë që ditën e parë që jemi të interesuar në një veprimtari normale të parlamentit.

Koha kur ju nxisnit opozitën të bojkotonte Kuvendit dhe të digjte mandatin, është e shkuara e grupit parlamentar të PD. E tashmja dhe e ardhme është përballja në çdo institucion me Ramën dhe përfaqësuesit e tij me çdo mjet. Sa i takon Reformës Zgjedhore, kemi kërkuar të mbahen përgjegjës ata që për turpin e tyre dhe dembelizmin e tyre e bllokuan, kishte një Pazar që të mos i ofronin shqiptarëve atë që presin, zgjedhje të lira e të ndershme, që voton e tyre të mos e intimidiojë krimi i organizuar, të mos e ndryshojë paratë ë ministrave të korruptuar.

Në skadim të këtij komisioni të turpshëm që në 2 vite nuk zhvilluan asnjë mbledhje dhe bënë sikur punuan vetëm dy muajt e fundit për ti hedhur hi sy shqiptarëve, ky Kuvend duhet të mbajnë përgjegjës nga i pari tek i fundit për dështimin e Reformës Zgjedhore”, tha Bardhi gjatë fjalës së tij.

Lini një Përgjigje