TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Mars 2024, 10:28

Marrëveshja me PS riktheu paqen, Basha “luftë të ftohtë” me Bardhin në sallë

Shkruar nga Pamfleti
Marrëveshja me PS riktheu paqen, Basha “luftë të
Bardhi dhe Basha

Pas më shumë se 5 muajsh Kuvendi i Shqipërisë i është rikthyer normalitetit, por jo për kryedemokratin Lulzim Basha dhe ish-krahun e tij të djathtë Gazment Bardhi, i cili sot mban postin e nënkryetarit në Rithemelimin e Sali Berishës.

Edhe pse të ulëur ngjitur me njëri-tjetrin në ulëset e Kuvendit, Basha dhe Bardhi as nuk e kanë parë në sy njëri-tjetrin, por janë treguar indiferentë.

Agjenda e tyre duket se do të vijojë të jetë e ndarë deri në fund të kësaj legjislature.

Ndërsa Bardhi nga vendi kërkoi që të rishiokohet votimi i ligjeve një javë më parë pasi nuk plotësohej kuorumi, Basha ju ka bërë thirrje Berishës dhe Ramës që të lënë mënjanë interesat personale dhe tu japin shqiptarëve një komision për Reformën Zgjedhore.

Basha u rikthye i pakënaqur nga kjo marrëveshje duke akuzuar grupin e Sali Berishës dhe Edi Ramën për pazar në kurriz të shqiptarëve.

 

bardhi basha

Lini një Përgjigje