
Deputeti socialist, Baftjar Zeqo ka reaguar lidhur me përfshirjen e tij në dosjen e ish ministrit Arben Ahmetaj. Baftjar Zeqo tha se nuk e mban mend nëse është takuar apo jo me Mirel Mërtirin.
Kjo deklaratë vjen pasi emri i tij përmendet në hetimet e SPAK, ku Arben Ahmetaj i ka dërguar një mesazh në telefon duke i kërkuar që të presë Mërtirin.
“Ahmetaj është shok partie. Nuk ka asnjë moment që flet që unë jam takuar me Ahmetajn, as kam pirë kafe… Nuk kam firmosur tendera për inceneratorët. Inceneratori është pas 2015. Momenti i dytë është që po heton SPAK, kaq di unë për inceneratorët. Nuk kam komunikuar me Ahmetajn, është shok partie nuk ka qenë shoku im. Nuk më kujtohet takimi dhe tema për Mërtirin. Po të mbaja mend do thoja. Unë nuk e njoh si fytyrë. Ahmetaj më ka nis një sms që të pres Mërtirin. Takimi ka ndodh para 11 vitesh. Unë nuk e di a e kam pritur apo jo. Jam i shqetësuar që emri im shpërdorohet, jo se është përmendur në SPAK”, u shpreh Zeqo në një deklaratë për mediat.
Lini një Përgjigje