TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Korrik 2023, 09:07

Arrestimi i Ahmetajt, PD kërkon ndryshimin e rendit të ditës në Kuvend: Të përshpejtohet votimi

Shkruar nga Pamfleti

Arrestimi i Ahmetajt, PD kërkon ndryshimin e rendit të ditës

Ashtu siç edhe e kishte paralajmëruar, kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka depozituar kërkesën në Kuvend për ndryshimin e rendit të ditës së seancës së sotme dhe futjen si pikë të parë, shqyrtimin e kërkesës së SPAK për arrestimin e ish-ministrit të Financave, Arben Ahmetaj.

Mes të tjerash, Bardhi shprehet se kërkesa e tij duhet të miratohet menjëherë, për të mos krijuar kushte që të pengohet drejtësia.

Ditën e djeshme, socialistët dhe demokratët ranë dakord në Këshillin e Mandateve për të rekomanduar Parlamentin që t’i hapë rrugë arrestimit dhe kontrollit të banesës së ish-zv.kryeministrit.

Diferenca e vetme mes palëve, ishte dita e seancës, ku demokratët kërkuan të enjten, ndërsa socialistët të hënën.

Arrestimi i Ahmetajt, PD kërkon ndryshimin e rendit të ditës

 

ahmetaj pd kuvend

Lini një Përgjigje