TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Korrik 2023, 09:52

Berisha akuza të forta për Ballën: Rama i dha dopio imunitet, Europol ka sjellë ‘provat’ në prokurori për të

Shkruar nga Pamfleti

Berisha akuza të forta për Ballën: Rama i dha dopio imunitet,

Ish- kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se arrestimi i familjarëve të ish-deputetit të PS Rrahman Rrajas u bë falë shërbimit të partnerëve strategjikë.

Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se “banda Rraja” ka vite që vepron në zonën e Krujës, dhe se e gjithë kjo ka qenë në dijeni dhe mbështetje të Edi Ramës. Më tej ai deklaroi se Rrajat janë përdorur si vrasës me pagesë.

Po ashtu ish kryeministri u shpreh se emërimi i Taulant Ballës në krye të Ministrisë së Brendshme, u bë nga Rama për t’i dhënë atij “dopio imunitetet”, pasi sipas tij ai është i lidhur me disa banda të vendit.

“Ngjarja kriminale në Borizanë është dëshmia më autentike e karakterit mafioz të shtetit të Ramës. Ajo bandë, Rraja, në vite dhe vite ka përbërë mafien më të rrezikshme të Shqipërisë së mesme, e lidhur me Ramën, Ballën dhe pushtetar të tjerë. Banda Rraja ka qëndruar mbi ligjin, e mbështetur nga Rama dhe Balla. Janë përdor si vrarës me pagesë, si torturues dhe arrestimi i fundit i nipit të Rrajas, ne ia detyrojmë shërbimeve mike sepse ato kanë sjellë të gjithë regjistrimin mbi të cilat u realizua arrestimi.

Edhe vetë Rraja foli, e Rama jo. Emëroi mikun e Rrajas në ministrinë e Brendshme, emërim të cilin bandat e festuan me fishekzjarrë. Emërimi i Ballës është emërimi i krimit në krye të asaj ministrie, pasi ky i fundit me dokumente zyrtare rezulton i lidhur me bandat e Elbasanit, Librazhdi, Cërrikut dhe Lushnjes. Balla është në hetim, është thirr mbi tre herë në SKAPIN e partisë për lidhjet e tij më Xhaferrin, ndikimin e tij në tendera për kompaninë e tij që e ka në emër të të shoqes.

Burime serioze thonë se Europol ka sjell të dhëna në Prokurori fiks për Ballën. Thirrja në SPAK është 100% e vërtetë, paçka se kur dilte thoshte se isha për Saliun, por ata e kishin thirr për lidhjet e tij për krimin. Kurse kjo e dorëzimit të dokumenteve nga Europol, të cilët e kanë evidentuar sipas këtij burimi, kjo natyrisht mbetet në diskrecionin e SPAK, por mesa shoh unë gjersa Rama e emëroi për t’i dhënë një dopio imunitet,, imagjino ju që ai mbi prokurorët mund të ushtrojë tani presion”, tha Berisha.

berisha balla rama

Lini një Përgjigje