TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Janar 2026, 09:03

Edi Rama pritet të hedhë bombën kundër SPAK, sot më 21 janar!

Shkruar nga Pamfleti
Edi Rama pritet të hedhë bombën kundër SPAK, sot më 21
Edi Rama /

Mazhoranca përgatit vendim parlamentar për zbatimin e vendimit të Gjykatës së Strasburgut, duke ia kaluar hetimin Prokurorisë së Përgjithshme dhe Policisë së Shtetit, jashtë kompetencës kushtetuese të SPAK...

Në 15-vjetorin e 21 janarit 2011, mazhoranca po përgatit një vendim parlamentar që kërkon ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Strasburgut për krim shtetëror. Skema parashikon kërkesë direkte ndaj Prokurorit të Përgjithshëm dhe përfshirjen e Policisë së Shtetit në hetim, duke shmangur SPAK-un. Ky veprim krijon precedent institucional që dobëson rolin kushtetues të Prokurorisë së Posaçme dhe sinjalizon një përplasje të hapur me arkitekturën e reformës në drejtësi, me pasoja të pritshme në raportet me SHBA dhe BE.

Qeveria ka organizuar një aktivitet solemn për ngjarjen e 21 janarit 2011, meqë shënohet 15-vjetori. Përveç retorikës së pritshme, mazhoranca ka përgatitur një ofensivë të fortë institucionale.

Mësohet se mazhoranca do të kërkojë një vendim parlamentar për zbatimin e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut, e cila e ka cilësuar ngjarjen si krim shtetëror. Vendimi parlamentar pritet të vërë në qendër të kritikës SPAK-un si institucion që ka shmangur hetimin e çështjes. Burime parlamentare bëjnë me dije se është përgatitur edhe një variant i gjatë dhe i argumentuar, i cili prej kohësh u është përcjellë edhe kancelarive perëndimore.

Ndërkaq, sipas burimeve pranë mazhorancës, Kuvendi do të kërkojë thjesht ekzekutimin e vendimit për “krimin shtetëror”. Po këto burime theksojnë se Kuvendi do t’i kërkojë Prokurorit të Përgjithshëm Olsian Çela zbatimin e këtij vendimi.

Bëhet fjalë për një zhvillim të bujshëm, pasi kemi të bëjmë me një devijim ose anashkalim flagrant të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e cila ka detyrim kushtetues të hetojë zyrtarët e lartë të shtetit.

Në mënyrë perfide, Prokuroria e Përgjithshme përdori një skemë të ngjashme në rastin e gjyqtares Irena Gjoka, e cila ka në dorë dosjen ndaj Sali Berishës për çështjen e klubit Partizani. Berisha dhe qarqet pranë tij reaguan emocionalisht, duke e përshëndetur publikisht hetimin e nisur nga Prokuroria e Përgjithshme ndaj Irena Gjokës.

Ky veprim është antikushtetues, pasi sipas Kushtetutës gjyqtarët hetohen vetëm nga SPAK. Hapja e këtij precedenti pritet të krijojë një shteg të ri antikushtetues, që jo vetëm shmang Prokurorinë e Posaçme, por edhe i heq asaj fuqinë reale që i njeh Kushtetuta.

Sipas asaj që duket, skenari synon të hapë këtë rrugë fillimisht, për të ecur më pas drejt zhbërjes së SPAK, ndoshta edhe para vitit 2028.

Nëse Kuvendi, ashtu siç pritet, do t’i kërkojë Prokurorisë së Përgjithshme hetim për 21 janarin, kemi të bëjmë me një zhvillim të fortë institucional. Skema parashikohet të jetë kjo: Parlamenti do t’i kërkojë Policisë së Shtetit krijimin e një bërthame hetimore për të investiguar rastin dhe më pas dosja t’i përcillet Prokurorisë së Përgjithshme.

Ky është një karshillëk i hapur, jo vetëm ndaj SPAK, por edhe ndaj SHBA-së dhe BE-së, të cilat kanë orientuar hetimet kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar drejt Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Si përgjigje, pritet që Kuvendi t’i kërkojë Policisë së Shtetit hetimin e rastit për të zbatuar vendimet e Gjykatës së Strasburgut dhe të Gjykatës së Lartë, me qëllim dorëzimin e çështjes në Prokurorinë e Përgjithshme.

Ky nuk është më një precedent i thjeshtë. Është një akt i fortë politik i Parlamentit që paralajmëron jo vetëm dobësimin e SPAK, mandati i të cilit përfundon pas tre vitesh, por edhe të Byrosë Kombëtare të Hetimit, ku ndodhen agjentët më të trajnuar dhe të pajisur me teknologjinë më të avancuar.

Situata përbën realisht një grusht shteti të fshehur institucional, aktivizimi i të cilit ka gjasa të provokojë reagime të forta nga SHBA dhe BE. Edi Rama duket i gatshëm të përballet ashpër në këtë konflikt, për të treguar se nuk do të lejojë hetime ndaj rrethit të tij politik./Pamfleti

edi rama spak 21 janari

7 Komente

  1. F
    Feti Dema

    Mesa duket, naltmadhënia e tij e ka patur nën mëngë Prokurorin e SPAK që ka bër hetimin për 21 Jenarin e 2011 ku u bë raprezalje ndaj qytetarëve të pa fajshëm. Tash që në krye të SPAK dhe BKH kanë ardhur 'sherifa" të tjerë, naltmadhënia , Fatmir Xhafa dhe Ulsi Manja e çojnë çështjen për hetim te benjaminët e tyre në Prokurorinë e Përgjithshme. Ky vendim nëse miratohet në Parlament është "Grusht Shteti"brënda Shtetit. Dhe një arsye më tepër që qytetarët të reagojnë për të mbrojtur Institucionet legjitime. Zgjedhjet janë kontestuar nga opozita dhe jo legjitimiteti i SPAK. Sali Berisha dhe Edi Rama kordinohen , janë bashkë dhe kanë të njëjtin hall.

    1. b
      ben

      Ky njeri cdo gje mund te bej tashme. E ka te shkruar ne balle qe eshte psikopat. Po tani eshte pak lakuriq. Shpifesire e kalbur politike.

      1. T
        Tiranë

        Rama ka kohe qe se rryan per shqiptaret! I njeh delet çobani!

        1. D
          Dajti

          Unë mendoj se e ka mirë

          1. b
            besa

            E mori ate ftesen e Trump ku nuk e postoj cfare lloj lloj komenti nuk beri, shfaqej kudo triumfator, ndersa per akuzat e renda qe i behen per vjedhje trafik sherbetor i krimit organizuar nga SPAK, akoma nuk ka gjetur kohe te shprehet!!! Eshte i zhytur deri ne fyt dhe cdo akrobaci qe ben, vetem e diskrediton dhe me shume, dhe provokon durimin e nje populli te tere.

            1. M
              Munika

              Eshte I vonuar. Kjo drejtesi me fytyren e Saliut, ka kohe qe kerkin revansh drejt konkretizimit te republijes se prokuroreve. Duhet zhbere prej themelit

              1. N
                Nerim Lumi

                Mjerë Shqipëria kë ka në krye.. Njerëzit më të shpifur e më të inkriminuar në krye të shtetit dhe politikës shqiptare, të inkriminuar për 35 vjet me radhë dhe shqiptarët, vazhdojnë t'i mbajnë në zverk akoma..Vdekje fashizmit....LIRI SHQIPTARËVE TË NDERSHËM E FATKEQË...

                Lini një Përgjigje