Pas arrestimit të burrit dhe akuzave ndaj babait të saj, Argita Malltezi ka dalë në media pas shumë vitesh larg skenës publike....
E gjithë familja Berisha është hedhur në sulm ndaj drejtësisë. Pas arrestimit të Jamarbër Malltezit, sot ka dalë në media bashkëshortja e tij dhe vajza e Sali Berishës, duke tentuar të nxjerrë të larë burrin dhe babanë e saj.
Argita Malltezi akuzoi drejtësinë se po bën padrejtësi ndaj familjes së tyre, duke ecur në një linjë me babanë dhe vëllanë. Sipas saj SPAK dhe GJKKO janë kamxhik në duart e Edi Ramës.
Sipas saj SPAK u bë altropolant i sulmeve politike dhe gënjeshtrave të Edi Ramës dhe Taulant Ballës.
“Për pritshmëritë e SPAK-ut shikohet materia dhe përmbajtja. Por po them diçka, bënë 3 vjet hetime. Po në cilin dimension dhe në cilin planet mund të ndodhë që në 3 vite të pyeten bashkëortakë të Jamarbërit, personat pjesë e administratës, të mos lihet asnjë pa pyetur gjatë hetimeve përveç dy personave që janë objekti kryesor i hetimeve, Jamarbër Malltezi dhe Sali Berisha. Si mund të shkojë dosja në gjykatë pa pyetur Malltezin dhe Berishën. Sepse kur të dilte dosja, nuk duhej të mos bëhej publike deklarata e tyre. S’kanë dashur që deklarimi i Berishës dhe Malltezit të jetë në dosje dhe të dalë në media. Pse? Sepse ky është një sulm politik i hartuar nga Edi Rama dhe SPAK dhe GJKKO janë kamzhik në duart e Edi Ramës. Kjo gjykatëse ka marrë një dosje dhe ka vendosur masën e kufizimit të lirisë pa dëgjuar asnjë argument të mbrojtjes dhe personave. Ndoshta këta ishin gabim por duhet të ishin dëgjuar. Është hera e parë në 30 vjet që shkelet kushtetuta dhe kufizohet liria e një deputeti”, tha ajo.
Po ashtu zonja Malltezi tentoi të tregonte, si juriste në profesion, se ka lajthitje në hetimin për kompleksin “Partizani”. Sipas Malltezit, nuk ka asnjë shkelje me këtë çështje, por burri i saj është arrestuar politikisht.
“Ajo letër e arkivit të shtetit që përmendet në dosje përmend një nga trashëgimtarët e familjeve të shpronësuara, toka e tyre është larg, familjarët kanë dokumente zyrtare që tregojnë se janë pronarë të ’43, ‘46 janë shpronësuar nga komunistët. Kur dokumenti është i 46-ës që tregon se janë pronarë, do të thotë se nuk janë shpronësuar në ’40-ën. E nisën në bazë të kësaj, SPAK nuk është drejtësi, por sulm kamxhik politik. Nuk e kemi marrë dosjen e Taulant Ballës, nuk kemi marrë asgjë veç vendimit, është kërkuar zyrtarisht, nuk mohohet, por ne na kalon afati i apelimit. Ne kemi bërë apelin për të mos humbur procedurat, në lidhje me atë që më pyetët, nuk kemi probleme me hetimin, Jamarbër ka ngritur padi civile ndaj mediave ka bërë prononcime në Facebook, është çështje sulmi politik”, vijoi ajo.
Malltezi u kap pas faktit se burri i saj ka bërë një padi ndaj Taulant Ballës, për kallëzim të rremë. Por e pyetur se përse u kujtua vetëm tani për këtë padi, ajo nuk dha një përgjigje të saktë, duke sulmuar fort SPAK.
“Arsyeja që nuk është bërë më parë kallëzimi është se e konsiderojmë të drejtën e prokurorisë për të hetuar për çdo lloj çështje në çdo periudhë kohore. Kur u bënë tre vite ishte e qartë se dosja nisi të përdorej politikisht se asgjë e re nuk po ndodhte më. Për këtë arsye dorëzuam një kallëzim penal ndaj Taulant Ballës për kallëzim të rremë. Ai dinte që ishin të rreme, kryesorja është çështja e origjinës së pronës, ai doli para mediave që prona është shpronësuar nga italianët në vitin 1940, është gënjeshtër, SPAK u bë altoparlant i sulmeve të Edi Ramës. A kishte mundësi SPAK ta verifikonte këtë? Absolutisht!”, tha ajo.
Në intervistën e saj, zonja u pyet se përse nuk ka reaguar për çështje të tjera si “21 janari” apo “Gërdeci”. Ajo u shpreh: “Kjo është një çështje e zhveshur nga materia. Nuk pritej nga unë një reagim për ato situata pasi nuk isha njeri publik. Këto janë ndodhi që përndjekin përkursin politik dhe zhvillimin politik të një vendi. Por njeriu duhet të ketë një llogaridhënie karshi Zotit dhe ligjit. Për çështjen e Gërdecit, është diçka që më dhemb zemra”.
Lini një Përgjigje