
Argita Malltezi, vajza e Sali Berishës ka folur për herë të parë në media për arrestimin e bashkëshortit të saj Jamarbër Malltezi dhe dosjen e hapur të babait.
Në studion e “Top Story” ajo foli për polici politike, teksa tregoi momentin e arrestimit të burrit të saj në aeroport.
-Ju ka vlejtur për mirë deklarimi i pasurisë?
Ka qenë një nga vendimet më të mira në rrafshin e ndërveprimit politik. E vërteta nuk është asnjëherë barrë. Po të mos ishte bërë deklarimi, sot njerëzit do të kishin më shumë paqartësi se sa kanë. Jam përpjekur të respektoj çdo ligj. Që kur kam mbaruar fakultetin, kam ruajtur çdo dokumentacion që lidhet me jetën time. Kjo është armë shumë e fortë për mua për thënien e së vërtetës.
-Ka shtrembërime tek kjo dosje?
Absolutisht në çdo gjë.
-Si ishte momenti në aeroport?
Nuk e takova dot, Jamarbri po më priste mua. I gjithë veprimi ishte i mirëmenduar. Zbrita nga avioni, fola me të dhe pastaj më mori prapë dhe më tha po më arrestojnë. Nuk dija asgjë. Fillimisht më shkoi mendja te policia e Edi Ramës. Ajo që nuk imagjinoja ishte manipulimi i tmerrshëm i Drejtësisë. Nuk e prisja kurrë që një jurist të bënte të tilla shtrembërime
-Kë more të parin në telefon?
Vëllain, se nuk doja të shqetësoja prindërit. Ata ishin jashtë Tiranës. Më vonë u qartësuan gjërat. Me Abin fola më vonë. Fillimi ishte shok për të, por më pas ishte shumë mirë në gjendje emocionale kur fola dhe me avokatët. E prisja që Edi Rama mund të bënte çdo gjë.
Lini një Përgjigje