TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet30 Tetor 2023, 21:16

"Përleshja në Kuvend, skenë e vjetër", Preç Zogaj: Opozita ka nevojë të flasë dhe bllokimi i Parlamentit nuk është zgjidhje

Shkruar nga Pamfleti

"Përleshja në Kuvend, skenë e vjetër", Preç

Analisti Preç Zogaj ka komentuar përleshjen që ndodhi sot në Kuvend, duke e quajtur një "muzikë të vjetër" që nuk prodhon ndonjë gjë.

I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Zogaj tha se opozita ka nevojë të flasë dhe bllokimi i Parlamentit nuk është një zgjidhje.

"Janë skena të përsëritura, parlamentarizmi shqiptar i ka konsumuar me kohë, tingëllojnë si muzikë e vjetër. Opozita më parë ka bërë akte ekstreme, ka braktisur Kuvendin dhe zgjedhjet.

Nuk gjykoj se kush e ka fajin aty, por në thelb mendoj se durimi nuk është i dëmshëm, nëse ke vërtet dicka për të thënë.

Kjo opozita, që ka diçka për të thënë, duhet të synojë t’i thotë ato, të lejojë foltoren dhe seancën.

Bota është plotë me ngjarje këtë periudhë. Ne jemi pjesë e një anije të madhe, zënkat tona këtu ngjajnë si disa njerëz që zihen në kabinën e tyre", tha Zogaj.

prec zogaj opozita parlament bllokim zgjidhje

Lini një Përgjigje