TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Qershor 2024, 22:10

Dy javë para djegies së mandatit, Berisha nis kaosin/ Policia përgatitet për molotovë dhe dhunë nesër para Kuvendit

Shkruar nga Pamfleti
Dy javë para djegies së mandatit, Berisha nis kaosin/ Policia
Protestat e PD para Kuvendit

Berisha po jep sinjale se mund të tentojë destabilizim nëse nuk e lënë të shkojë në Kuvend.

Sali Berisha po jep sinjale se mund të tentojë dhunë dhe kaos nëse i heqin mandatin e deputetit. Më 20 qershor, ai bën 6 muaj që nuk shkon në Parlament dhe automatikisht i digjet mandati. Por teksa na ndajnë dy javë nga kjo datë, Berisha ka vënë në lëvizje besnikët e tij.

Nesër do të zhvillohet një protestë para Parlamentit. Edhe pse retorika e Berishës është se po zhvendoset protesta nga Veliaj te mazhoranca, në fakt lepuri fle te djegia e mandatit. Berisha po jep sinjale se mund të tentojë destabilizim nëse nuk e lënë të shkojë në Kuvend. Këtë gjë e ka kuptuar dhe policia, e cila është përgatitur për dhunë dhe kaos nesër.

Sipas informacioneve, besnikët e Berishës dhe Metës do të bëjnë të njëjtën gjë që kanë bërë para Bashkisë së Tiranës. Pra do hedhin molotov, tymuese dhe do të përplasen me policinë. Vetë forcat e rendit kanë reaguar pak më parë, duke paralajmëruar se do të marrin masa për çdo akt dhune. Po ashtu njoftohet se rruga para Kuvendit do të jetë e bllokuar.

Në zbatim të planit të masave, në orën 08:00 e në vijim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve në bulevardin Zhan D’Ark dhe rrugën “Xhorxh Bush”. Drejtuesit e automjeteve, ato të transportit publik, si dhe këmbësorët gjithashtu, të shmangin këto rrugë dhe të përdorin rrugë alternative. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë respekton plotësisht të drejtën e qytetarëve për të organizuar dhe marrë pjesë në tubime dhe i bën thirrje organizatorëve, drejtuesve, pjesëmarrësve në tubime, dhe përfaqësuesve të subjekteve politike, të ushtrojnë të drejtën e tyre në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi. Policia e Shtetit ka të gjitha kapacitetet për të garantuar të drejtën e tubimit, sipas përcaktimeve ligjore dhe përsërit thirrjen për të respektuar ligjin dhe për t’u distancuar nga çdo akt dhune, pasi nuk do të tolerohen sjellje apo veprime që cenojnë rendin dhe sigurinë publike”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Lini një Përgjigje