
Kreu i Demokratëve Euroatlantikë Lulzim Basha ka folur për dorëheqjen e tij nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike në vitin 2022. I pyetur nëse ky ishte një plan i fshehtë dhe rikthimi i tij sërish në zgjedhjet lokale 2023, Basha përgjigjet në “Të Pashoq”.
Sali Berisha ndërmori nismën e Foltores për muaj më radhë, Nga ana tjetër njerëzit afër jush nisën të largoheshin. Erdhi një kohë ku ju u tërhoqët duke njohur dhe pranuar situatën dhe latë në krye të Partisë Demokratike Enkelejd Alibeajn. U aludua se ky ishte një plan i fshehtë për t’u rikthyer dhe rezultoi kështu. Pse?
Lulzim Basha: Dorëheqja pas 6 marsit u bë me ndërhyrjen e Partisë Popullore Europiane, me qëllim që edhe Berisha të hidhte një hap pas për të krijuar kushtet për të ndalur përçarjen që po krijonte lëvizja e tij në Partinë Demokratike dhe për të gjetur një emërues të përbashkët përballë Edi Ramës. Për fat të keq, hapi im u pa si një lëvizje për të avancuar agjendën personale të Berishës. Se ku çoi kjo agjendë e pamë në zgjedhjet lokale të 2023. Kurrë më parë demokratët nuk ishin përballur me një rezultat kaq katastrofik. Humbën thuajse të gjitha bashkitë e vendit, humbën bastionet kryesore si Shkodra, Tropoja, Kukësi.
Pra, ia latë fushën me vetëdije?
Lulzim Basha: Pak rëndësi ka kjo. Vendimmarrja e 2023 i takonte lidershipit në detyrë sepse unë ndryshe nga Berisha kur dhashë dorëheqjen respektova Kodin e Dorëheqjes së është mosndërhyrja në vendimet e lidershipit. Ishte katastrofa totale e opozitës më 14 maj 2023 dhe përvijimi i një plani të një grupi individësh brenda Partisë Demokratike për të dorëzuar partinë dhe PD te Berisha të cilat shkaktuan vendimmarrjet e forumeve të Kolegjit të Kryetarëve, të Këshillit Kombëtar dhe kërkesën e tyre që unë të kthehesha në Garë. Ky nuk ka qenë plani por, me të njëjtën bindje që mora vendimet në 9 shtator dhe dorëheqjen time për të mos dëmtuar interesin e PD dhe opozitës, me të njëjtën bindje mora vendimin për të mos iu shmangur kërkesës, mundit dhe që sakrifica e mijëra demokratëve të shkonte dëm.
Lini një Përgjigje