
Qeveria ka marrë ditën e sotme një sërë vendimesh në mbledhjen e zhvilluar paradite. Sipas informacioneve të publikuara tani, janë hequr vizat me 3 shtete.
Për Kirgistanin dhe Uzbekistanin hiqen vizat për personalitete me pasaporta diplomatike, ndërsa për Nikarguan hiqen për të gjithë shtetasit. Po sot është zgjedhur kreu i ri i Njësisë Antikorrupsion. Ai është Insidor Rexhepi.
Vendimet e qeverisë
-Miratimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Kabinetit të Ministrave të Republikës së Kirgizstanit, për përjashtimin e kërkesave për vizë për mbajtësit e pasaportave diplomatike dhe të shërbimit, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
-Miratimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Nikaraguas, për përjashtimin e vizave për pasaportat e zakonshme, diplomatike dhe të shërbimit, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
-Miratimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Uzbekistanit, për përjashtimin e ndërsjellë të kërkesave për vizë për mbajtësit e pasaportave diplomatike dhe të shërbimit, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
- Z. Insidor Rexhepi emërohet drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Antikorrupsionit.
Lini një Përgjigje