TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Nëntor 2024, 17:53

Burgu terrorizon Ilir Metën, letër besnikëve të mësyjnë drejt SPAK-ut: Nisni urgjent protestat!

Shkruar nga Pamfleti

Burgu terrorizon Ilir Metën, letër besnikëve të

Ish-presidenti përveç sulmeve ndaj institucioneve ka kërkuar nga mbështetësit të protestojnë para SPAK.

Izolimi në qeli ka terrorizuar Ilir Metën. Edhe pse mburrej se ishte si Avni Rustemi dhe Mits Sokoli, ish-presidenti u ka bërë thirrje komitave të tij në Partinë e Lirisë të nisin rebelimin ndaj SPAK-ut.

Ditën e sotme u mblodh Kryesia e Partisë së Lirisë, ndërsa Tedi Blushi lexoi një letër të shkruar vetë nga dora e Ilir Metës.

Ish-presidenti përveç sulmeve ndaj institucioneve ka kërkuar nga mbështetësit të protestojnë para SPAK.

Në letrën e tij, Meta lë porosi që qytetarët të protestojnë para SPAK. Sipas tij, ky tubim do të bëhet për të denoncuar të gjitha manipulimet skandaloze  në dosjen kundër tij dhe për të denoncuar aferat e Edi Ramës që SPAK nuk i heton.

“Organizoni protesta periodike paqësore kundër SPAK, denonconi aferat korruptive që SPAK po i amniston. Çmontoni këtë organizatë që i shërben narkoregjimit”, shkruhet në letrën e tij, lexuar nga Sekretari i Përgjithshëm, Tedi Blushi.

Blushi u shpreh gjithashtu se sot Partia e Lirisë do të marrë vendimin për të organizuar protestën e radhës para SPAK duke e quajtuar "luftë" ndaj narkoshtetit dhe narkoregjimit.

"Kamikazët skapistë kishin frikë se mos prishja provat, por e vërteta ishte se unë nuk kisha gjë në dorë për të prishur provat. Edhe një nga fansat më të mëdhenj të SPAK dikur, Baton Haxhiu, u shpreh publikisht se ishte i shokuar nga mediokriteti profesional i skapistëve, në respektimin e fakteve dhe provave.

S’kam asnjë pozitë të prish prova, se s’jam as kryeministër, as ministër, as kryeparlamentar apo anëtar i qeverisë. E vërteta është se SPAK jo vetëm fsheh provat dhe faktet, por intimidon dëshmitarët dhe një pjesë të tyre i ka marrë peng për shkak të problemeve që ata kanë pasur në të kaluarën.

Tani që afrohen edhe zgjedhjet e ardhshme parlamentare, SPAK ka marrë vendim të arrestojë kryetarin e PL për t’i shërbyer kryeministrit Edi Rama, sepse po të ishte i lirë Meta, do çmontonte të gjithë skapistët publikisht, por edhe do fuqizonte partinë e lirisë dhe opozitën.

Shumëfishoni angazhimin tuaj në terren për t’i dhënë goditje narkoregjimit, narkodrejtësisë dhe skapistëve të kapur nga regjimi. Kërkoj nga ju që në përgjigje ndaj sjelljes armiqësore ndaj PL dhe meje të organizoni protesta paqësore ndaj SPAK-ut, për të denoncuar të gjitha aferat skandaloze të Ramës, por edhe veprimet e SPAK. Jo vetëm që SPAK-u s’i dënon, por merret me disa bedela, që Ramës s’i interesojnë. Punoni për 5 prioritetet dhe planin 4 mln shqiptarë. Ne do ta fitojmë këtë betejë për hir të ekzistencës së kombit tonë. Kur të flasim për këtë kohë, do themi në kohën e sorosianëve dhe mcgonigalëve, ose në kohën e kolerës", shkruan Ilir Meta në letrën e tij.

Sot, SPAK zbarkoi te pasuritë e Monika Kryemadhit duke sekuestruar 2 vila te "Kodra e Diellit". Bëhet fjalë për 2 vila dy katëshe me verandë dhe kat përdhes, njëra në pronësi të deputetes së Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi dhe tjetra në emër të mamasë së saj Fatime Kryemadhi.

Lini një Përgjigje