TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Nëntor 2024, 15:29

Konsultimi për datën e zgjedhjeve, Begaj: Diskutimi i çiltër dhe serioz, të shoqërojë çdo hap të komunikimit të politikanëve me zgjedhësit

Shkruar nga Pamfleti

Konsultimi për datën e zgjedhjeve, Begaj: Diskutimi i

Presidenti Bajram Begaj, ka reaguar mbi konsultimet me partitë politike për të caktuar datën e zgjedhjeve parlamentare 2025.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, shkruan se dekretimi i datës së zgjedhjeve shënon fillimin e një procesi intensiv konsultash.

Sipas tij, diskutimi i çiltër serioz dhe vizionar, duhet të shoqërojë çdo hap të komunikimit të politikanëve me zgjedhësit.

Dekretimi i datës së zgjedhjeve duhet të shënojë fillimin e një procesi intensiv konsultash dhe llogaridhënie për të gjithë aktorët politikë, qeveritarë e opozitarë. Ky proces thelbësor për demokracinë duhet të shndërrohet në shfaqje të mirëfilltë pjesëmarrjeje dhe angazhimi qytetar. Diskutimi i çiltër, i përgjegjshëm, serioz dhe vizionar, duhet të shoqërojë çdo hap të komunikimit të politikanëve me zgjedhësit.

Vullneti politik i zgjedhësve duhet të ngjizet bazuar në debatin e hapur, transparent e konstruktiv, në ballafaqimin civil të alternativave, keqpërdorim të pushtetit administrativ dhe atij zgjedhor, apo në oferta elektorale të paligjshme. Një proces i drejtë elektoral ka hap të parë caktimin e datës së zgjedhjeve, duke u nisur nga interesi më i mirë i zgjedhësve, duke peshuar me paanësi argumentet pro dhe kundër secilës alternativë dhe duke tërhequr në vendimmarrje zërin e një spektri të gjerë aktorësh politikë e institucionalë", shkruan ai.

Lini një Përgjigje