TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Nëntor 2024, 13:04

Dështoi me sigurinë në shkolla, Rama: Do vendosim kamera inteligjente!

Shkruar nga Pamfleti
Dështoi me sigurinë në shkolla, Rama: Do vendosim kamera
Edi Rama

Kryeministri Ed Rama, pas mbledhjes së qeverisë, ka dhënë një deklaratë për mediat ku ka folur lidhur me sigurinë në shkollë.

Pasi dështoi me sigurinë ne shkolla, gjë që rezultoi me vdekjen e 14-vjeçari të pafajshëm, tashmë Rama thotë se do të monitorojnë me kamera inteligjente .

Edhe pse një numër i lartë fëmijësh përdorin telefon në shkollë, Rama pretendon se prej disa vitesh ka ndaluar futjen e celularëve.

“Siç e kam lajmëruar që në fillimet viti shkollor, jemi duke punuar për ngritjen e je sistemi të ri dixhital të kontrollit të shkollave dhe të çdo klase ne kuadrin e sistemit të ri kombëtare të monitorimit me kamera inteligjente të rrugëve kombëtare dhe qyteteve.

Po punojmë prej më shumë se një viti për këtë projekt me qeverinë e Emirateve të bashkuara, që kanë një kontribut të jashtëzakonshëm për rritjen e sigurisë dhe me rezultate mbresëlënës për sigurinë dhe ndalimin e bulëzimit.

Synojmë ta përmbyllim plotësisht për 20 muaj, po ashtu, hap pas hapi shkollat do pajisen me këtë sistemi. Prej disa vitesh kemi ndaluar futjen e celularëve në shkolla, por është koha për të shikuar seksionet për shkelet e këtij rregulli”, shprehet Rama.

siguria ne shkolla

Lini një Përgjigje