TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Nëntor 2024, 21:17

A u tregua mosmirënjohës Basha ndaj Berishës? Kreu i Demokratëve Euroatlantikë rrëfen prapaskenat e përjashtimit nga grupi

Shkruar nga Pamfleti

A u tregua mosmirënjohës Basha ndaj Berishës? Kreu i

Sonte në 'Të Pashoq', ora 21:00, vjen Lulzim Basha, kreu i Demokratëve Euroatlantikë, në një interviste sa ndryshe po aq edhe të forte. Si nisi fundi i PD-së, marrëdhënia me Sali Berishën, ikja e njerëzve të afërt, krijimi i partisë së re, bashkëpunimi për 2025, dëshmia për '21 Janarin', arrestimet dhe frika nga SPAK, pasuria... e deri te memet e famshme.

 

-Ta nisim nga fillimi fundit të PD? 9 shtator 2021 mbajtët një konferencë për mediat, doli prej jush një trimëri e munguar prej dekade, ju përjashtuar Sali Berishën. Si fillimi, pyetja ime është mbi prapaskenat. Shumë persona kanë thënë se nuk ishin pjesë e vendimmarrjes. Me kë u konsultua Basha që hodhi një hap ka të madh?

Nëse lidershipi do karakterizohej vetëm nga rezultat pozitive, sot do kishim 8 miliard e kusur liderë. Lideri sprovohet në kohë të vështira që duhet të marrë vendime me pasoja dhe për të rregulli i artë është se kur je në krye, ishte e qartë se udhëkryqi ku kishim mbërritur ishte ose të sakrifikonim PD për të ruajtur veten time apo individë të tjerë, ose të merrja një vendim me pasoja edhe për veten time, por me shansin për të mos e vendosur PD në një kurs përplasje me SHBA. Ta them më thjeshtë. Ose do sakrifikoja nga vetja ime për hir të diçkaje që jo vetëm është e shenjtë për PD, por e rrezikshme për të, kursi i përplasjes me SHBA, ose do kujdesesha për karrigen time. Vendimi që kam marrë është ajo që besonj se në politikë nuk futesh për të korrur frutat dhe të thuash pastaj mi hëgrën pas shpine, por për të marrë vendime të vështira. Kjo e dallon lidershipin nga poltika e pazareve dhe prapaskenave siç shohim sot.

-Ju nuk bashkëpunuat me SHBA?

Nuk kishim se çfarë të bashkëpunonim. Mesazhet ishin të qarta. Nuk kishte difenca mes qëndrimeve zyrtare të tyre dhe atyre publike. Barra që mora ishte te ndarja personale nga publikja.

-Jeni bërë pishman?

Si të bëhem pishman për një vendim për një interes të madh publik. Pishman të bëhen ata që  kanë vendosur interesin personal mbi interesin e demokratëve dhe po e vendosin mbi interesin e Shqipërisë dhe shohim sot pasojat, një qeveri të korruptuar deri në palcë.

-A u tregua mosmirënjohës Basha ndaj Berishës?

Berisha nuk ka gjetur dhe nuk do të gjejë, person më etik, mirënjohës dhe luajal në raportin personal dhe politik. Ajo që nuk kam pranuar është të shkel mbi ato bindje mbi të cilat nuk do isha ky që jam. Bindja që gjykoj se më karakterizon është të mos vendos interesin publik poshtë interesit personal.

 

 

 

 

Lini një Përgjigje