TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Dhjetor 2023, 12:46

Do ta respektojë vendimin e SPAK? Berisha ndryshon qëndrim pas mbledhjes së Këshillit të mandateve

Shkruar nga Pamfleti
Do ta respektojë vendimin e SPAK? Berisha ndryshon qëndrim pas
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka ndryshuar qëndrim pas mbledhjes së Këshillit të mandateve.

"Do të këshillohem me avokatët nëse do e respektoj vendimin e SPAK", është shprehur Berisha në konferencën e sotme, ndryshe nga deklaratat e mëparshme kur SPAK dorëzoi kërkesën në kuvend për rëndimin e masës që Berisha thoshte se do të zbatonte vendimin e Parlamentit, cilido të ishte ai.

"Ish-oficeri i policisë sekrete të Enver Hoxhës, kandidati për deputet i PS nuk mund të thotë gjë tjetër veçse mashtrime. Ndaj a ia vlen të komentojmë ne këtu për një mashtrues të rëndomtë që qëndron në detyrë në kundërshtim me ligjin aktual të prokurorisë. Që nuk ka as ligj dhe as moral edhe për faktin se është shkarkuar me ligjin e lustracionit, në fakt iniciativë e ish-presidentit Sali Berisha, ai nuk ka tagër të merret me problemet që u mor dje apo në vazhdim. Ndaj kjo është përgjigjja ime për të. Përgjigjja e saktë. Ky është problemi. Ai del e paska thënë që nuk jam marrë me politikë. Po nuk është politikë të hysh në listat e kandidatëve? Po a nuk ishte armë politike Sigurimi i Shtetit? Ishte arma më politike e Partisë së Punës së Shqipërisë. Më e besuara. Të mos thotë, kaq!"-tha Berisha. 

sali berisha spak

Lini një Përgjigje