TAGS-AT E JAVËS

Politike31 Korrik 2023, 12:35

“Djegësi i Tiranës ka në krye Veliajn”, Berisha: Qytetarëve u janë grabitur 110 mln euro

Shkruar nga Pamfleti
“Djegësi i Tiranës ka në krye Veliajn”, Berisha:
Ish kryeministri Sali Berisha

Ish kryeministri Sali Berisha në një deklaratë për mediat thotë se inceneratori i Tiranës është afera më e madhe e vjedhjeve të shtetit.

Berisha ka hedhur akuza ndaj kryebashkiakut Veliaj për të cilin thotë se është anëtari kryesor i asaj që ai e quan “klani i plehrave”.

Ai shprehet se sipas tij, përgjegjësi i parë dhe kryesor për djegësin e Tiranës është kreu i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.

"Kjo sepse djegësi i Tiranës apo me të drejtë mund të quhet djegësi i Erion Veliajt, i kontraktuar si koncesion për 128 milionë euro dhe me afat 30-vjeçar, është afera në total prej 680 milionë euro, pra 24 herë më e madhe se djegësi i Elbasanit. Djegësi i Tiranës apo djegësi Erion Veliaj është afera më e rëndë gjer më sot, sepse në këtë aferë, Rama dhe Veliaj u kanë grabitur shqiptarëve 110 milionë euro dhe sot pas gjashtë vitesh nuk ekziston asnjë gjurmë e tij.

Po të kemi parsysh se vetëm në 6 vite janë shpenzuar 110 milionë euro, djegësi i Veliajt do u kushtojë taksapaguesve në 30 vite deri në 720 milionë euro. Djegësi Veliaj, ky përbindësh i korrupsionit qeveritar, pavarësisht se ‘pronarët’ janë në kërkim ndërkombëtar, vazhdon  të përpijë përditë fonde të buxhetit të shtetit deri në 2 milionë euro në muaj, sikur të mos jetë një sipërmarrje krimi por sikur të jetë një sipërmarrje transparente dhe sukses i ligjit. Ky monument i korrupsionit mbrohet nga drejtësia vetëm se pronarët e tij janë Edi Rama, Erion Veliaj dhe Engjëll Agaçi.

Qytetarët duhet ta dinë të vërtetën se është personalisht Erion Veliaj që kërkoi zyrtarisht zëvendësimin e trajtimit të mbetjeve dhe zgjerimin e landfillit të Sharrës dhe dhënies me koncesion te privati të trajtimit të plehrave me incenerim. Erion Veliaj ka kërkuar me disa shkresa dhënien me koncesion për 30 vite në vend të investimit publik që është përdorur në djegësin e Elbasanit dhe Fierit. Shkëlqim Cani ka refuzuar kërkesën e Veliajt, por edhe Arben Ahmetaj e ka refuzuar tre herë kërkesën e tij të paligjshme, por vetëm herën e katërt, duke përdorur një dokument të paligjshëm të Këshillit të Qarkut të Veliajt, firmos duke shkruar "no koment".", tha Berisha.

berisha lali eri

Lini një Përgjigje