TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Maj 2025, 19:06

Diaspora/ Nis numërimi i votës preferenciale në Tiranë, rihapet gara mes Xhaçkës, Gjylametit, Qefaliajt dhe Rakipit

Shkruar nga Pamfleti

Diaspora/ Nis numërimi i votës preferenciale në Tiranë,

Ja si janë ndarë votat e diasporës mes deputetëve...

Ka nisur numërimi i votës preferenciale nga Diaspora për Tiranën. Teksa në rang kombëtar Diaspora nuk solli asnjë ndryshim mandatesh, te vota preferenciale ka rol të madh, sidomos në 5 qarqe.

Në Tiranë ka mbetur e hapur gara mes Jorida Tabakut dhe Ilir Alimehmetit. Me 1102 zarfe të numëruar nga 42402 në total, Alimehmeti ka marrë 53 vota, ndërsa Tabaku 43, pra shifra që vështirë se ndryshojnë gjë, por duhet pritur.

Diaspora/ Nis numërimi i votës preferenciale në Tiranë,
Vota e diasporës për PD

Ndërsa te PS, kemi garë të hapur mes Ornaldo Rakipit dhe Xhemal Qefalisë. Rakipi ka siguruar mandat aktualisht dhe ka 9552 vota, ndërsa Qefalia ka 9423 vota. Pra, një diferencë afro 100 vota. Sa u takon votave nga Diaspora, me 1102 zarfe të numëruara, Qefalia ka marrë 19 vota, ndërsa Rakipi 18.

Diaspora/ Nis numërimi i votës preferenciale në Tiranë,
Vota e diasporës për PS

Ndërsa më e ngushtë është gara mes Blerina Gjylametit (5751 vota) dhe Olta Xhaçkës (5732 vota). Aktualisht nga Diaspora, Xhaçka ka marrë 12 vota, ndërsa Gjylameti 9.

Diaspora/ Nis numërimi i votës preferenciale në Tiranë,
Renditja totale

Edhe në Durrës gara është e hapur në fund të listës. Etleva Budini ka siguruar 4047 vota, por ndiqet nga Dorina Laçi me 3164 vota.

Në Fier po ashtu loja mbetet e hapur. Dhimitër Kruti ka 3629 vota, por ndiqet nga Ramion Kurti me 3622 vota. Pra, kemi 7 vota diferencë.

Në Korçë mbetet e hapur gara mes Besa Spahos (6691 vota) dhe Enslemvera Zakes (6239 vota).

Qarku i fundit ku mund të kemi ndryshime nga vota e Diasporës është Vlora. Vasil Llajo ka siguruar mandat me 4894 vota, por ndiqet nga Klevis Kaso me 4623 vota. /Pamfleti

Lini një Përgjigje