TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Tetor 2024, 16:55

“Dhuna në Kuvend e paprecedentë”/ Salianji replikon me Peleshin nga burgu: Po reagojmë ndaj padrejtësisë!

Shkruar nga Pamfleti

“Dhuna në Kuvend e paprecedentë”/ Salianji replikon me

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Niko Peleshi, deklaroi ditën e stome se dhuna e ushtruar në Kuvend nga opozita ishte e paprecedentë.

Lidhur me këtë deklaratë ka reaguar, ish deputeti Ervin Salianji i cili aktualisht ndodhet në burg. Nga kabina telefonike e burgut të Fierit dhënë avokatit, Salianji tha se opozita po reagon për ndaj një padrejtësisë.

Ai shtoi se mazhoranca ka kapur çdo institucion të mundshëm dhe se lufta e tyre bëhet për të nxjerrë të vërtetën dhe denoncuar rastet e korrupsionit dhe kapjen e qeverisë nga krimi. Ai shtoi disa akuza ndaj Peleshit, teksa shtoi se e vërteta vonon por nuk harron.

Reagimi i plotë i Salianjit:

Po reagojmë ndaj padrejtësisë, që e prodhon kapja dhe përdorimi politik i  gjykatave! Vendime të padrejta historia njeh me simbole të mëdha! Edhe Mandela u gjykua nga Rivonia Trial dhe u burgos, Martin Luter King u gjykua nga gjykatat,  edhe madje Gandi u gjykua e dënua nga gjykatat.

Ata që guxuan t’i dënojnë, nuk shpëtuan as nga drejtësia e njeriut as nga ajo e historisë. Sot, Partia Demokratike proteston kundër kapjes dhe përdorimit të drejtësisë, çdo qytetar mund ta gjykojë vetë nëse i shërben kjo interesit qytetar!

I shërbejmë Shqipërisë duke denoncuar banditët e  kriminele me pushtet, duke denoncuar këta që vjedhin e shkretojnë Shqipërinë?! Niko Peleshi është përfitues, personalisht nga dy standardet e drejtësisë. Kur Rama e flaku si ministër ju hapen disa hetime.

Pyetja është pse nuk u hetua plotësisht dhe të mbajë përgjegjësi Peleshi për helmet që futi me firmën e vetë kur ishte Ministër Bujqësie,  ndërkohë që ekspertët e fushës  e kishin thënë fjalën e tyre që këto kimikate helmonin qytetarët!

Publiku do te dijë; ku janë hetimet për Peleshin, kur ai del në komunikime për korrupsion në kohën kur drejtonte Bashkinë Korçë?

Publiku do të dijë, a ka hetim për pronësitë e shumta të tij në Korçë?

Çfarë  shkakton dëm për intersin publik, helmimi i qytetarëve, korrupsioni dhe klientelizmi i Peleshit apo denoncimi im i një trafikanti drogë i cili u shpëtua nga hetimi dhe dënimi i ri për trafik droge për shkak se u paketua brenda ditës për në Itali?!

Nëse thënia e të vërtetave dhe denocnimet e mafies kane kosto, po marr përsipër çdo kosto dhe izolimin e privimin e padrejtë të lirisë dhe marrjen e mandatit të qytetareve, por ta harrojnë se kjo do të ndalë të vërtetat.

E mos shesin më kumbullat e pangrënshme të propagandës, se gjoja nuk komentojë vendimet e gjykatave, këtë alibi ja ka shuar Rama, ishte ai që  ne parlament e paralajmeroi në 3 seanca denimin tim politik. Ishte Rama vetë që  dhe pas vendimit,  i doli për zot dënimit, duke i dhënë argumenta gjykatës që ende sot nuk po i shpall.

E vërteta vonon por nuk harron!

Lini një Përgjigje