
Mazhoranca i ka hyrë me themel kapjes së KLSH dhe kjo situatë shihet në çdo dalje të socialistëve për mediat dhe në mbledhjet e komisioneve që ata zhvillojnë...
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Bledi Çuçi e ka pranuar se mazhoranca po tenton të kapë Kontrollin e Lartë të Shtetit.
I pyetur nga gazetarët nëse projekt-ligji për punën e KLSH është një iniciativë për të kontrolluar buxhetin e brendshëm të institucionit të KLSH, Çuçi tha se nuk ka presion pasi në këtë prcoes janë përfshirë dhe ndërkombëtarët.
Ai më tej, pohon se kontrolli i një insitucioni të pavarur siç është KLSH, nuk është çështje për tu shqetësuar, pasi sipas tij ky është një model që e kanë dhe vende të tjera dhe është një gjë që po arrihet në konsensus thotë ai.
Pyetja: A cenon ky projekt-ligj punën e KLSH-së dhe ajo çfarë mua më bëri përshtypje në fakt është që kjo iniciativë ndërmerr procedurat dhe për audituesit e jashtëm në mënyrë që të kontrollojë buxhetin e brendshëm të këtij institucioni i cili konsiderohet i pavarur?
Çuçi: Më vjen mirë që e theksuat se nuk është një nismë e mazhorancës. Është një produkt ekspertize me partner ndërkombëtarë në lidhje me një lloj fokusimi më specifik për punën që bën KLSH në lidhje me të drejtën ligjore dhe Kushtetuese që ka. Nuk mund të ketë një presion përderisa në këtë punë janë përfshirë dhe ndërkombëtarë përpos kësaj ka një propozim që ta drejtojë opozita. Besoj që nuk është çështje për tu shqetësuar, është një model që e kanë dhe vende të tjera dhe është një gjë që po arrihet në konsensus dhe s’ka pse të ketë shqetësim për çështje.
Mazhoranca i ka hyrë me themel kapjes së KLSH dhe kjo situatë shihet në çdo dalje të socialistëve për mediat dhe në mbledhjet e komisioneve që ata zhvillojnë.
Një ndër ta është edhe Eduard Shalsi i cili po bën gjithçka për të futur hundët te Kontrolli i Lartë i Shtetit. Ai thirri dje një seancë dëgjimore me Drejtoren e Buxhetit dhe Borxhit në Ministrinë e Financave, Mimoza Dhëmbi në të njëjtin orar që në komision duhet të raportonte Kontrolli i Lartë i Shtetit.
Arsyetimi zyrtar që dha Eduard Shalsi para kolegëve, në mungesë të bazës ligjore ku të mbështetej kjo seancë, ishte se deputetët ishin të shqetësuar nga gjetjet e një raporti të Kontrollit të Lartë të Shtetit, ku kërkohej shkarkimi nga detyra i Mimoza Dhëmbit.
Lini një Përgjigje