TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Maj 2025, 15:20

Denoncimi i Blushit: Ja si u vodhën 97 vota vetëm në një qendër votimi në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti

Denoncimi i Blushit: Ja si u vodhën 97 vota vetëm në një

Tedi Blushi, Sekretar i Përgjithshëm i PL-së, publikoi disa procesverbale nga një qendër votimi në Tiranë, ku sipas tij, koalicionit ‘PD-ASHM’ i janë vjedhur 97 vota.

Blushi tha se bëhet fjalë për qendrën e votimit 1531, në KZAZ Nr.30 në Qarkun e Tiranës ku janë tjetërsuar në mënyrë kriminale 97 vota për kandidatët në listën e hapur të koalicionin “PD-ASHM”, të cilat janë zhdukur qëllimisht në procesverbalin përfundimtar të kësaj KZAZ-je, ose më saktë janë vjedhur në tavolinë nga komisionerët patronazhistë të Edi Ramës.

“Siç mund ta shihni, në këtë dokument zyrtar, të firmosur nga katër numërues, në qendrën e votimit 1531 në Yrshek, të KZAZ Nr.30 rezulton se 106 vota janë hedhur në kutinë e votimit për koalicionin PD-ASHM dhe 97 vota për kandidatët e aleancës tonë në listën e hapur, nga të cilat 3 vota për Presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Metaj.

Ndërkohë, në procesverbalin përfundimtar të të gjitha qendrave të votimit të KZAZ Nr.30, qendra e votimit 1531, rezulton me zero vota për kandidatët e koalicionit PD-ASHM.

Denoncimi i Blushit: Ja si u vodhën 97 vota vetëm në një

Kjo vjedhje flagrante e 97 votave në Tiranë është një tjetër provë e qartë e masakrës elektorale që ka ndodhur në 11 Maj.

Kur vetëm në një qendër votimi në kryeqytet vidhen 97 vota ditën për diell, imagjinoni se çfarë ka ndodhur në qendrat e votimit në qytetet e tjera të vendit”, tha zyrtari i Partisë së Lirisë.

Ai tha se tanimë është fakt se 11 maji ka qenë një farsë elektorale e dominuar nga banditizmi elektoral, “treni bullgar”, shit-blerja e votave, presionet për bukën e gojës, përdorimi i bandave dhe kriminelëve elektorale, parave të pista të trafiqeve dhe drogës, keqpërdorimi i administratës publike dhe aseteve shtetërore.

Denoncimi i Blushit: Ja si u vodhën 97 vota vetëm në një

 

Lini një Përgjigje