TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Maj 2025, 22:13

Mori mbështetje të lartë nga diaspora, Murrizi “thumbon” të përkëdhelurit e “oborrit”: Bythecët politikë nuk ndikonin dot jashtë

Shkruar nga Pamfleti

Mori mbështetje të lartë nga diaspora, Murrizi

Myslim Murrizi ka falenderuar diasporën, për mbështetjen që i dha në zgjedhje. ai u rendit mes 5 më të votuarve në kryeqytet dhe ka marrë 834 vota nga diaspora dhe 7263 në total.

Në rrjete sociale, ai nuk ka ndalur “thumbat” dhe për kolegët, që kanë qenë skeptikë se ai do të merrte kaq shumë vota.

Postimi i Murrizit

Një falenderim dhe mirënjohje pa fund për diasporën e Qarkut Tiranë, që më dhanë 834 vota, duke u renditur i treti më i votuar në këtë qark nga diaspora, nga 37 kandidatë që ishim — edhe pse jo pak delirantë mendonin se do ishin fitues, meqë kishin bërë foto me shumicë gjatë takimeve në fushatë me diasporën, duke harruar që vota është shpirtërore dhe publike.

Në diasporë, ndikimi i bythecëvë politikë të strukturave apatike, që xhelozonin për takimet e mia jashtë zonës “doganore” të përcaktuar nga debilë e dallkaukë të pështirë, ishte zero.

Ndaj nuk mundën të orientonin votë për të përkëdhelurit e “oborrit”, e as ua fishkëlleu asnjë votues që jeton jashtë Shqipërisë.

I falënderoj me shpirt dhe ju shpreh respekt maksimal, sepse isha ndoshta i vetmi kandidat që nuk u bëra pjesë e shoë-t me foto në diasporë.

 

Lini një Përgjigje