TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Maj 2025, 20:27

Nisin të shfaqen zërat kundër në PD, Berisha merr goditje nga kandidati për deputet: Statuti flet qartë, nëse humbet dorëhiqesh

Shkruar nga Pamfleti

Nisin të shfaqen zërat kundër në PD, Berisha merr goditje

Ish-kandidati i Partisë Demokratike në listën e hapur në Shkodër, Tedi Kopliku ka folur për zgjedhjet e 11 majit mbi zhvillimet e fundit brenda PD-së pas rezultatit zgjedhor, duke e cilësuar çështjen e dorëheqjes së Sali Berishës si të dorës së dytë përballë sfidave që ka vendi.

Kopliku ka thënë për Report Tv se PD duhet të përqendrohet te verifikimi i zgjedhjeve dhe jo te emri i kryetarit, edhe pse ka thënë se neni është i qartë ‘që kush humb zgjedhjet’ jep dorëheqjen.

Supozojmë që ne menjëherë ndalojmë çdo aktivitet politik dhe shkojmë në forumet e Partisë Demokratike dhe thërrasim ‘zgjedhje’ për kryetarin e PD. Kjo është një mungesë përgjegjshmërie politike që Partia Demokratike e ka treguar në 30 vite që nuk e ka, që me u marrë me hallin më të vogël që kanë shqiptarët, me kryetarin e PD-së. Për mua është periferike dorëheqja e Berishës. Ne duhet të vërtetojmë atë që themi. Në Francë është Ministria e Brendshme që vërteton nëse janë zgjedhjet e lira, por duhet të ishte Prokuroria”, tha Kopliku.

Kopliku tha se dorëheqja e Berishës nuk është halli i shqiptarëve.

Supozojmë se ne hyjmë në zgjedhje pa Berishën. Do merremi ne vetë me çështjen tonë të brendshme, po nuk është halli i shqiptarëve”, tha Kopliku.

Nga ana tjetër Kopliku nënvizon se statuti është i qartë dhe se do ta kërkojë këtë në forumet e PD-së.

Një kryetar që humb zgjedhjet duhet të japë dorëheqjen. E thotë neni. Është krejt e thjeshtë po e thotë neni. Edhe kjo do thuhet në forume dhe unë do ta them”, tha Kopliku.

Lini një Përgjigje