TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Prill 2023, 19:12

“Del burri dy metra, nga një shesh në tjetrin me zorrë në gojë”, Berisha akuza Ramës: Shpenzon 22 mln euro për udhëtime me avion

Shkruar nga Pamfleti

“Del burri dy metra, nga një shesh në tjetrin me zorrë

Ish kryeministri Sali Berisha iu përgjigj nga Lushnja sulmeve të kryeministrit Edi Rama i cili e krahason atë dhe kreun e PL, zorrën qorre të Shqipërisë. Ai tha se Rama me këtë retorikë përpiqet të largojë vëmendjen nga skandalet dhe dështimi i qeverisë së tij.

Berisha akuzoi kryeministrin Rama se ka çuar vendin në varfëri ekstreme dhe se po përdor fondet publike për të fryrë kontot bankare sekrete. Ndër të tjera Berisha u shpreh se kandidatët e tij po përballen me disa të emëruar nga kryeministri Edi Rama mbi kritere mafioze.

Kandidatët tanë kanë dalë nga një garë pluraliste brenda partisë, me konkurrencë të ndershme brenda partisë e me votën e besimin tuaj.

Përballen me përfaqësuesit e monizmit që mbulon vendin, për të cilët nuk ka votuar asnjë qytetar shqiptar e asnjë socialist, por janë emëruar mbi kritere mafioze nga Rama, njeriu që në 2 mandate ia doli të përqendrojë në duart e tij të zeza të gjitha pushtetet.

Sot çdo pushtet është në duart e një njeriut. Shqiptarët kanë njohur një varfëri të frikshme në rritje. Paratë nuk përdoren për qytetarët, por për të fryrë kontot bankare sekrete, mbushur oxhaqet, tubat e aspirimit frigoriferët e qeveritarëve.

Me mercenarët e tij mori veprime që forca jonë të mos hynte në zgjedhje, por dështoi. Megjithatë tregoi anën e tij më të errët njerëzore, më anti-demokratike. Nuk mund të vijohet me të gjitha pushtetet në duart e tij se kjo do të thotë të ecim drejt varfërisë.

Ka zgjedhur një mënyrë për fushatë, asnjë ballafaqim me kandidatët rivalë. As ai vetë nuk pranon të ballafaqohet. Del burri dy metra nga një shesh në tjetrin me zorrë në gojë, ka më turp? Dhe e bën me qëllimin djallëzor që njerëzit të mos merren me vjedhjet e tij”, tha Berisha.

berisha rama akuza

Lini një Përgjigje