
Kryeministri Edi Rama gjatë një interviste në “Forumin Ekonomik Delphi” që po mbahet në Greqi, i thuri elozhe punës së bërë nga presidentit Rexhep Taip Erdogan, në Turqi.
Kreu i qeverisë tha se Erdogani ka bërë një punë të mrekullueshme për vendin e tij dhe se ka sjellë ndryshime shumë të mëdha. Ai gjithashtu fajësoj Evropën për sjelljen e Turqisë, pasi sipas kryeministrit Rama, kur Turqisë iu kërkua që të bënte disa reforma dhe ajo i arrit me sukses, BE e la pas dere.
Rama i bëri thirrje që të BE-së që ta marrë më seriozisht Turqinë pasi ajo është një partner kyç për sigurinë e Evropës.
“Duhet të kuptojmë arsyet sepse disa vende të ndryshme kanë edhe sjellje dhe reagime të ndryshme. Ajo që mendoj është se përtej asaj që do të sjellin zgjedhjet, cili do të jetë rezultati, mendoj se Erdogani ka bërë një punë të mrekullueshme për vendin e tij. Ka sjellë ndryshime shumë të mëdha.
Patjetër që ka edhe disa gjëra që mund t’i diskutojmë por mund të them se BE duhet të diskutojë sjelljen e vet në kohën kur Turqisë iu kërkua që të bënte disa reforma dhe pasi u bënë Turqia u la pas dere. Kanë qenë disa situata jo të thjeshta dhe ajo që erdhi pas është një situatë komplekse. Por një gjë është e pamohueshme, me ose pa Erdoganin, Turqia është kryesore për sigurinë e Evropës dhe Evropa duhet ta marrë seriozisht atë“, tha Rama.
Lini një Përgjigje