Çollaku i ka kërkuar Ramës të sqarojë deklaratat e tij që veriu KFOR të marrë në kontroll veriun e Kosovës.
Nënkryetari i PD, Kreshnik Çollaku po zhvillon një interpelancë me kryeministrin Edi Rama në Kuvend për veriun e Kosovës.
Çollaku i ka kërkuar Ramës të sqarojë deklaratat e tij që veriu KFOR të marrë në kontroll veriun e Kosovës.
Deputeti tha gjatë fjalës së tij deklarata e kryeministrit se veriu është tokë pa zot ishte një hap drejt ndarjes së veriut.
“Më datën 19 qershor, në një status në Twitter, duke iu shtuar atyre që e kishin vënë në presion Kurtin për të tërhequr forcat speciale nga veri, keni deklaruar se Albin dil nga vetizolimi deeskalo situatën, tërhiq forcat speciale, ose në të kundërt rezulton të keni një republikë të KFOR në veri dhe lamtumirë sovranitetit të Kosovës.
Më 24 qershor e dini se ça ndodhi, një komandë e armatosur serbësh tentuan me një agresion të aneksojnë pjesën veriore të Mitrovicës. Po të mos kishte qenë reagimi i policisë së Kosovës, që iu i bënit presion, kufirit rrezikonte të ishte në Ibë.
Pas ngjarjes, ju me disa raste dhe në media të huaja keni kërkuar nga KFOR të marrë në kontroll veriun e Kosovës. Do ishte një shpallje e padeklaruar, do ishte një hap drejt ndarjes së veriut. Në një intervistë diku, si nëpër radhë, shpresoj nga keqkuptimi, keni deklaruar se veriu është një tokë pa zot. Rama nëse do më thoni të gjitha këto janë lapsuse apo gafa politike, do tërhiqesha në vend dhe do thoja njerëz ndjesë kryeministri është gabuar”, tha Çollaku.
Deputeti Çollaku ka kritikuar rezolutën e propozuar nga Rithemelimi dhe mazhoranca për Kosovën. Ai thotë se në rezolutë janë thjesht 3 fjali që nuk tregon mbështetjen e Shqipërisë siç duhet për Kosovën. Sipas tij, ajo rezolutë s’ka mundur dot të bëjë as atë që ka bërë opozita e Serbisë karshi Vuçiçit.
"Do ndalesha dhe te rezoluta e përbashkët për Kosovën, kam qenë gjithnjë në favor. Por zonja kryetare e kuvendit referuar asaj që vendosi konferenca e kryetarëve do duhej që për këtë të ishte mbledhur Komisioni i Politikës së Jashtme, unë ndihem i fyer, sepse s’është mbledhur asnjë orë.
Dhe unë sot, shoh që keni mbërritur me një tekst, me një rezolutë me vetëm 3 fjali për Kosovën, sigurisht fjalia kryesore është se mbështetni rezolutën e Kosovës, po dhe këtë pa e cituar. A jeni në vete? Po ky është detyrim kushtetues. Kjo është arritja e madhe? Kaq është zëri i Shqipërisë. Ju e dini që Kosova është në situatë të brishtë ndërkombëtare, ka gjëra që i thotë dhe nuk i thotë. Parlamenti i Shqipërisë duhet të buçasë për Kosovën, si mund të fshihet pas rezolutës së Kosovës.
Akt kriminal i një njësie terroristësh serbe, thoni në preambulë. Kaq? Po këtë e thotë edhe Vuçiç. Po aq sa opozita serbe s’kemi ne kurajë të themi që Vuçiç është përgjegjës. Ky tekst më fyen."- tha Çollaku.
Disa ditë më parë, kryeministri Edi Rama në një prononcim për gazetën e njohur britanike “Financial Times” është shprehur se Kosova është "një pikë e nxehtë”. Rama ka përdorur edhe një togfjalësh të çuditshëm, duke iu referuar Kosovës si “tokë e askujt”. Deklaratë kjo e cila shkaktoi shumë reagime .
Në artikullin e Financial Times, Rama ka përsëritur kërkesën që NATO të rivendosë kontrollin në veri të Kosovës.
Lini një Përgjigje