TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Maj 2026, 13:47

"Bulldog i Sali kolltukut", Salianji i përgjigjet Nokës: Mul Çupëlina, në burgun e Fierit të veshëm me fustan se kishe frikë

Shkruar nga Pamfleti
"Bulldog i Sali kolltukut", Salianji i përgjigjet Nokës: Mul
Salianji-Noka

Salianji përdori tone të ashpra ndaj Nokës, duke e akuzuar për servilizëm dhe për sulme në funksion të “kolltukut”.

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i është kundërpërgjigjur sekretarit të përgjithshëm të PD-së, Flamur Noka, pas deklaratave të këtij të fundit në rrjetet sociale, ku e cilësoi Salianjin si “burrë me botoks” dhe e akuzoi se “hiqet si opozitar”, por nuk sulmon kryeministrin Edi Rama.

Në reagimin e tij, Salianji përdori tone të ashpra ndaj Nokës, duke e akuzuar për servilizëm dhe për sulme në funksion të “kolltukut”.

“Flamur Çupëlina, kjo kone që mendon se është bulldog i Sali kolltukut, flet pa menduar dhe shkruan pa kuptuar çfarë thotë”, shkruan Salianji.

Më tej, ish deputeti demokrat deklaron se ka qëndruar përballë qeverisë dhe është përballur me pasojat politike e personale, ndryshe nga kundërshtari i tij politik brenda PD-së.

“Qëndrova përballë regjimit dhe u përballa aty ku deshën e kur deshën, ndryshe nga ty që u bëre spiun i serbëve sepse nuk e mbaje dot burgun”, shprehet Salianji. 

Ish deputeti i ka kujtuar Nokës edhe një episod në burgun e Fierit ku tha se ishte i trembur dhe kërkonte shoqërues. "Të veshëm me fustan dhe të dhamë shoqërues!", tha Salianji.

Më tej, Salianji akuzon drejtuesit aktualë të PD-së se kanë kthyer partinë në një strukturë ku, sipas tij, shpërblehet servilizmi dhe sulmohen ata që “përballen realisht me regjimin”.

"Bulldog i Sali kolltukut", Salianji i përgjigjet Nokës: Mul
Flamur Noka si kloun, foto e publikuar nga Salianji

“Flamur Çupëlina, kjo kone që mendon se është bulldog i Sali kolltukut, flet pa menduar dhe shkruan pa kuptuar çfarë thotë.

Mul Çupëlina, unë nuk pyes as per regjimin dhe as ha jashteqitjet e shefit siç bën ti për ti rënë në sy! Qëndrova përballë regjimit dhe u përballa aty ku deshën e kur deshën, ndryshe nga ty që u bëre spiun i serbëve sepse nuk e mbaje dot burgun.

Të kujtohet kur erdhe në burgun e Fierit i trembur dhe kërkoje shoqërues për të hyrë? Të veshëm me fustan dhe të dhamë shoqërues! Trimat nuk bëhen me statuse e as me lehje për llogari të kolltukut.

Problemi më i madh i PD-së sot është se ka kllouna si ti e është kthyer në një fabrikë ku shpërblehet servilizmi, ngrihet grotesku në piedestal dhe sulmohen ata që përballen realisht me regjimin.

Koha e çyrykëve që jetojnë me urdhra dhe privilegje po mbaron. Se kush e mban burgun është e provuar por se si e mban turpin një PD e tërë që të mban ty drejtues kjo është drama e PD dhe shoqërisë, e për këtë do vazhdoj te luftoj”, shkruan Salianji.

 

\\ salianji nokes mul Çupëlina

4 Komente

  1. P
    Pytje

    Meqe Flamuri per nje vizite u vesh me fustan dhe shpetoi ne burgun e fierit po ti Salijano si shpetove aq gjate?!!!!

    1. L
      Lili

      Salianji:ky rrugaç, mashtrues dhe Tradhtar ???? Ky që sajoi "Babamen" është në gjëndje të bëjë çdo poshtërsi.Au nuk është i dënuar politik nga PS,por si mashtrues dhe falsifikator i çështjes "Xhafaj".Ka surrat ka,që doli me shkop bejsbolli për të rrahur demokratët,tani ky mashtrues dhe abuzues me votën et popullit kërkon postin et nderuar të një kryetari partie! Faqezi ????

      1. R
        Romeo juristi i njohur

        O Salianj, ke ndenjur ne infermierine e burgut në Fiera, dhe jo në sektoret e burgut, se punën e parë që do të beje, do te merrje sapunin. Qaje nga mengjesi ne darke. Muli mund të jetë çdo gjë por ti loqe nuk je më i mirë.

        1. P
          Pike

          E drejte. Muli mund te jete çdo gje por frikacak -jo.

        Lini një Përgjigje