TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Mars 2026, 17:47

Braçe kritika në Parlament: Kemi çmimin e naftës më të lartë në rajon, qeveria të kthejë vëmendjen nga ky sektor

Shkruar nga Pamfleti
Braçe kritika në Parlament: Kemi çmimin e naftës më
Erion Braçe

Erion Braçe nuk i ka kursyer kritikat edhe pas shfaqjes së ambicies për Bashkinë e Tiranës.

Ai mori fjalënë për të folur për çmimin e naftës. Braçe kërkoi që vëmendja të fokusohet te mënyra si funksionon tregu dhe jo te narrativat që, sipas tij, shmangin thelbin e problemit.

Duhet të kthejmë vëmendjen nga modeli i tregut që kemi në këtë sektor. Është shumë e rëndësishme që narrativa që synon të fshehë elementë të posaçëm dhe modeli që kemi në tregun e hidrokarbureve të mos gjejë hapësirë të mjaftueshme për të zhurmuar ose fshehur e tërhequr vëmendjen në drejtime të tjera”, deklaroi ai.

Deputeti i PS theksoi se Shqipëria rezulton me çmimin neto më të lartë të hidrokarbureve në rajon, duke iu referuar krahasimeve me vendet fqinje.

Me tregun dhe çmimet e sotme në bursë, ne kemi çmimin neto të hidrokarbureve më të lartë në të gjithë rajonin. Po flas për çmimin neto, pa taksa fare që është më i larti se në Greqi, Maqedoni, Kosovë, Mal të Zi e Serbi”, u shpreh Braçe.

Ai adresoi edhe reagimin e operatorëve të tregut, duke përmendur një shoqatë që, sipas tij, funksionon si kartel dhe ka përdorur tone kërcënuese për ndërprerje furnizimi.

Ajo që më bëri përshtypje ishin tonet kërcënuese të një shoqate që funksionon në treg si kartel. Tone kërcënuese për të ndërprerë furnizimin, importin e me radhë janë tone që cenojnë sigurinë kombëtare dhe duhet të marrin përgjigje duke shembur modelin e tregut të hidrokarbureve që garanton fitime, arrogancë dhe kërcënime nga operatorët në këtë treg”, deklaroi ai.

Braçe e lidhi situatën me nevojën për ndërhyrje në modelin e tregut, duke e paraqitur si çështje që ndikon drejtpërdrejt në çmimet dhe në sigurinë ekonomike.

brace kuvend nafta

1 Komente

  1. 1
    13 vite

    Sa vone kujtohen, pas 13 vitesh !

    Lini një Përgjigje