
Teksa vijon proces për numërimin e votave për Këshillin Bashkiak në Pogradec, në këtë KZAZ 69 kanë ikur dritat.
Mësohet se ikja e dritave ka bërë që të pezullohet procesi. Deri më tani PS ka marrë 17 mandate në këtë bashki, Bashkë Fitojmë 5, 3 PAA-ja, 3 PD, LZHK 2 dhe Partia Uniteti Kombëtar 1. Ndërkohë, bashkia u fitua nga PS-ja.
Ndërsa Bashkia Devoll do të drejtohet nga Partia Socialiste, pas zgjedhjeve të 14 majit ku kandidati Eduard Duro fitoi shumicën e votave përballë rivalit të tij nga koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’, Elvis Hajderlli.
Deri më tani ka përfunduar numërimi në 10/49 kuti ku bashkia Devolli do të përbëhet nga 21 këshilltare dhe nga rezultatet e deri tanishme garën e udhëheq PS, e cila ka siguruar 9 mandate.
Pas saj renditet koalicioni “Bashkë Fitojmë” me 5 mandate, që ndiqet nga Partia Demokratike me 2 mandate.
PS: 9
1. Ilir Hoxha
2.Valbona Spaho
3.Genti Lakollari
4.Imelda Cucka
5.Eroldi Begolli
6. Oljana Comka
7. Ylver Bylykbashi
8. Arsina Mazelliu
9. Kledi Cenkolli
BF: 5
1. Edmond Haxhi
2. Ermena Xhaci
3. Eduard Maho
4. Paola Spaho
5. Vladimir Kello
PD: 2
1. Gentian Demcolli
2. Albana Skoti.
Lini një Përgjigje