TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Janar 2024, 11:41

Bllokimi i Komisionit të Reformës Zgjedhjore, Noka sherr me Gjiknurin

Shkruar nga Pamfleti

Bllokimi i Komisionit të Reformës Zgjedhjore, Noka sherr me Gjiknurin

Komisioni i Reformës Zgjedhore nuk ka mundur të zhvillohet normalisht, pasi deputetë të opozitës kanë bllokuar sallën e mbledhjeve.

Debate me tone të ashpëra janë zhvilluar sot në Komisionin për Reformën Zgjedhore. Deputetët demokratë, por edhe ata partive të tjera opozitare kanë zënë vendin e anëtarëve të Komisionit.

Ndërkohë një debat i ashpër është zhvilluar mes Flamur Nokës dhe bashkëkryetarit të Komisionit, Damian Gjiknuri.

Deputeti demokrat dëgjohet t’i thotë kolegut të PS “mercenarë, nuk do lejojmë Ramaformë”.

“Mesazhi është i thjeshtë me kryetaro reformë nuk bën dot as Edi Rama askush. Ose bëhet reformë ose mercenarë jo”, tha Noka.

Demokratët shprehen se ata kanë për bashkëkryetar Oerd Bylykbashin, duke mos pranuar Enkelejd Alibeajn.

 

noka sher gjiknuri

Lini një Përgjigje