TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Janar 2024, 11:18

“Rebelët” e Berishës bllokojnë Komisionin e Reformës Zgjedhore, socialistët largohen nga salla; injorohen ndërkombëtarët

Shkruar nga Pamfleti

“Rebelët” e Berishës bllokojnë Komisionin e

Është bllokuar mbledhja në Komisionin e Reformës Zgjedhore, ndërsa anëtarët e PS janë larguar nga salla

Deputetët socialistë janë larguar nga ambienti ku do të mbahej Komisioni i Reformës Zgjedhore pasi atyre u janë zënë karriget nga deputetët e grupit parlamentar të PD-së.

Pas largimit nga salla, bashkëkryetari socialist i këtij komisioni, Damian Gjiknuri është shprehur se këto janë akte vandale, teksa ka shtuar se të gjendet një mënyrë për të vijuar Komisionin e Reformës Zgjedhore.

Ai tha se as Oerd Bylykbashi me të cilin Rithemelimi dhe grupi i Bardhit kërkon të zëvendësojë Alibeajn, nuk ka ardhur në mbledhje.

Duke iu referuar bllokimit të mbledhjes nga deptuetët e Rithemelimit, Gjiknuri tha se as Alibeaj nuk ishte lejuar të ishte i pranishëm në sallë. Ndërsa theksoi se do gjendet mënyra që Reforma Zgjedhore të ecë përpara.

“E pamundur për t’u zhvilluar mbledhja. Fatkeqësisht këtu edhe Bylykbashin nuk e kishin sjellë edhe Alibeajn nuk e kishin lejuar të vijë ndoshta për shkak të akteve të tyre vandale. Opozita duhet të jetë e para e interesuar për të pasur një Reformë të tillë. Reforma do ecë përpara, edhe nëse opozita nuk do të bëhet pjesë do të gjendet mënyra për ta çuar përpara”, u shpreh Gjiknuri.

Pyetje: A do ta mbani online?

Damian Gjiknuri: Do të njoftoheni për çdo gjë. Patjetër që reforma do të ecë përpara. Unë kam një mandat, siç ka edhe opozita, le të vijnë.

Ndërkohë, një reagim ka ardhur edhe nga Blendi Klosi anëtar në Komisionin për Reformën Zgjedhore, i cili është larguar nga mbledhja.

Klosi ka shmangur konfrontimin mes grupimit të deputetëve të Bardhit dhe Berishës, të cilët kanë zënë karriget në komision.

"Vendin ma ka dhënë populli shqiptar. Ata kanë zënë karriget, ti mbajnë karriget!", tha Klosi.

Mbledhja e këtij Komisioni vjen pas takimeve që u zhvilluan me përfaqësuesit e OSBE në vendin tonë.

OSBE/ODIHR ka theksuar gatishmërinë se është e gatshme për të asistuar një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse.

Mesazhi u përcoll edhe nga kryesuesja e misionit të OSBE (17 janar) përmes një postimi në rrjetet sociale, pasi përmbylli ciklin e takimeve me bashkëkryetarët e reformës zgjedhore, Damian Gjiknurin e Enkelejd Alibeajn, edhe me Gazment Bardhin.

OSBE u bëri thirrje të gjithë deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë që të normalizohet procesi parlamentar. Përfaqësuesit e OSBE në Tiranë bëjnë po ashtu me dije se po përkushtohen maksimalisht në Reformën Zgjedhore.

“Çmojmë partneritetin tonë me Kuvendin e Shqipërisë. U bëjmë thirrje të gjithë deputetëve të kontribuojnë për një proces parlamentar të qetë e funksional. Punimet e papenguara dhe dialogu konstruktiv në komisione janë thelbësore. Përkushtimi ynë për një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse dhe në kohë mbetet i fortë. Angazhimi pozitiv i të gjithëve është vendimtar për të pasur sukses!”, thuhet në deklaratën e OSBE.

 

Lini një Përgjigje