TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Dhjetor 2023, 12:30

Berisha rrëfen prapaskenat e shpalljes non grata: Nuk pranova të bashkëqeveris me Ramën

Shkruar nga Pamfleti

Berisha rrëfen prapaskenat e shpalljes non grata: Nuk pranova të

Ish-kryeministri Sali Berisha nga mbledhje e Kuvendit Kombëtar, akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka shkatërruar demokracinë, pluralizmin dhe se ka rikthyer burgosjet politike të opozitës.

Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se vitet 2013-2023, ka qenë dekada e hakmarrjes së Ramës. Më tej ai tha se u shpall non grata pasi refuzoi të bashkëqeveriste me kryeministrin Edi Rama.

“Rama bëri puçin e parë ndaj Parlamentit, e kriminalizoi atë e mbushi me kriminelë nga më ordinerët dhe i veshi me kostumin e deputet.

Më pas bëri puçin e dytë ndaj parlamentit, kësaj here në përpjekje për të krijuar opozitën e kontrolluar prej tij, opozitën fasadë, mori peng kryetarin e opozitës, një opozitë karikaturë, dhe të qeverisnin në kurriz të shqiptarëve, ti bënin gjëmën Shqipërisë dhe demokracisë, por dështoi së bashku ia thyem ëndrrën e bashkëqeverisjes me pseudoopozitën.

Së bashku ia thyem ëndrrën me bashkëqeverisjes me pseudo pozitë. A kishim kosto ne për këtë? Po!, nga dita që unë refuzova bashkëqeverisjen me Ramën. Kjo mu propozuar nga kryekëshilltarët e Bashës unë u ktheva në një non-grata. Sot kam një dhëndër të burgosur politik. Ca i mbeti Ramës? tregoi në sytë e të gjithë botës se kush është ai”, tha Berisha.

 

berisha non grata rama

Lini një Përgjigje