TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Korrik 2025, 11:00

Berisha sulmon kreun e SPAK: I ka rrëmbyer kompjuterin një gjyqtareje

Shkruar nga Pamfleti

Berisha sulmon kreun e SPAK: I ka rrëmbyer kompjuterin një gjyqtareje

Kreu i PD, Sali Berisha ka sulmuar kreun e SPAK, Altin Dumani, pasi u paraqit këtë të hënë për të zbatuar masën ‘detyrim paraqitje’.

Berisha tha se qarkullojnë komente se ai është përfshirë në një debat të ashpër me një gjykatëse, e cila nuk kishte zbatuar urdhrat e tij.

Sipas Berishës, Dumani i ka rrëmbyer edhe kompjuterin për ta terrorizuar.

"Këto ditë vetëm sa nuk është përleshur fizikisht me një gjykatëse që nuk i ka zbatuar urdhrat, i ka rrëmbyer kompjuterin për ta terrorizuar", tha ndër të tjera Berisha.

 

Lini një Përgjigje