TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Korrik 2025, 10:24

“Justifikoni mandatet që ju dha qyl Berisha”, thirrja e Dash Sulës: Boll me tezat si të mbajmë karriget

Shkruar nga Pamfleti

“Justifikoni mandatet që ju dha qyl Berisha”, thirrja e Dash

Ish-deputeti i PD-së, Dashnor Sula, e konsideron si një process të domosdoshëm reformimin e kësaj partie, ndryshe ai paralajmëron se ky subject mund të mbetet relike e së shkuarës.

Në një postim në rrjetet sociale, Sula i drejton një apel edhe deputetëve që do të jenë pjesë e Parlamentit të ri nga rradhaët e opozitës që të justifikojnë mandatet që morën qyl nga Sali Berisha.

“Që Partia Demokratike të mos mbesë një relike në histori, do duhet patjetër të reformohet. Në mënyrë që edhe Partia Demomratike të mos jetë si ato shifrat që jep INSTAT (popullsia po plaket), do duhet që të rienërgjizojë Partinë.

Grupi Parlamentarë, ta tregojë në jetën parlamentare punën, ta justifikojnë mandatin që kanë marrë në masën 90% qyl nga kryetari. Secili prej tyre ta dëshmojë sa vlen.

Ndërkohë, Partia Demokratike, selia e saj, postet drejtuese në të duhet ti atribuohen të rinjve që e treguan në 11 Maj se nuk mungojnë por se nuk u lihet hapësirë”, shkruan Sula.

Postimi nga Dashnor Sula

Pse duhet të degjohet ajo çfarë tha kryebashkiaku i Kavajës Fisnik Qosja?!

Më në fund dje, pas më shumë se dy muajsh dikush nga te “preferuarit” në PD doli publikisht për të kërkuar ndryshime të thella në PD.

E thënë nga Fisnik Qosja, kërkesa për reformim të thellë në PD ka një vlerë edhe më domethënëse.

Fisnik Qosja është një i ri i cili theu “mitin” se mazhoranca aktuale nuk mundet me Ramën kryeministër. Qosja tregoi se edhe farsa nuk bën punë kur ka alternativë të re dhe punë të palodhur.

Fatkeqësisht, si Fisniku këto kohë mendojnë shumë pak. Janë shumë pak sepse në Partinë Demokratike, parimi i futjes në garë për të fituar ka shkuar me kohën. Mendimi më dritëgjatë në selinë blu është si të mbajmë karriget tona e ta përdorim për ndonjë skemë të vogël. Pikërisht nga këta lloj duhet të shkëputet PD.

Opsion për zgjidhje?

Që Partia Demokratike të mos mbesë një relike në histori, do duhet patjetër të reformohet. Në mënyrë që edhe Partia Demomratike të mos jetë si ato shifrat që jep INSTAT (popullsia po plaket), do duhet që të rienërgjizojë Partinë.

Grupi Parlamentar ta tregojë në jetën parlamentare punën, ta justifikojnë mandatin që kanë marrë në masën 90% qyl nga kryetari. Secili prej tyre ta dëshmojë sa vlen.

Ndërkohë, Partia Demokratike, selia e saj, postet drejtuese në të duhet ti atribuohen të rinjve që e treguan në 11 Maj se nuk mungojnë por se nuk u lihet hapësirë.

Partia Demokratike duhet të bëj një analizë të thellë të rezultateve të 11 majit, të performancës në vitet e kaluar, të ndahet nga galloshet e vjetra që janë bërë “gogoli” i qytetarëve.

Ajo që nuk duhet të ndodh në PD është ajo që në fakt po ndodh tani. Dështakët, humbësit serialë mblidhen nëpër dreka peshku për të thurur kulisa në mënyrë që të mos analizohen humbësit dhe të sulmohen të rinjtë qe kanë qëllime dhe projekte për të sjellë demokratët në pushtet.

 

Lini një Përgjigje