TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Nëntor 2025, 19:01

Berisha nuk shkoi në SPAK për 21 janarin, Balla: Gënjeshtari, frikacaku dhe i keqi nuk fshihen dot gjatë!

Shkruar nga Pamfleti

Berisha nuk shkoi në SPAK për 21 janarin, Balla: Gënjeshtari,

Kryetari i Grupit të socialistëve, Taulant Balla ka reaguar pas deklaratave të ish-kryeministrit Sali Berisha, duke e akuzuar këtë të fundit për shmangie nga drejtësia.

Balla shkruan në Facebook se “gënjeshtari, frikacaku dhe i keqi nuk fshihen dot gjatë, e vërteta i zbulon vetë”, duke iu referuar situatës së krijuar pas përpjekjeve të SPAK për t’i dorëzuar njoftime zyrtare Berishës në adresën e banimit.

Balla shprehet  se procesi gjyqësor për ngjarjet e 21 Janarit përbën “testin e së vërtetës” për drejtësinë shqiptare dhe se koha kur urdhërat e Prokurorisë nuk zbatoheshin “ka përfunduar përgjithmonë”.

Postimi i plotë:

Thënia e mençur se “gënjeshtari, frikacaku dhe i keqi nuk fshihen dot gjatë - e vërteta i zbulon vetë”, i shkon fiks këtij bufit. Drejtësia (Prokuroria e Posaçme) i paska çuar njoftimin tek shtëpia, “rojet janë autorizuar të mos marrin asnjë zarf”. Gjithashtu ia paska dërguar njoftimin në dy vendet e punës, sekretaria e Grupit dhe Partisë “refuzon të marrë njoftimin”. Çfarë turpi, për këtë dhe ata që e rrethojnë, të cilët për çdo rast tjetër mezi presin të tundin njoftimet e të tjerëve.

Një gjë është e qartë se falë vendimit të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut, hetimi i vrasjeve të 21 Janarit është testi i së vërtetës për drejtësinë shqiptare. Koha kur Policia nuk zbatonte urdhërat e Prokurorisë nuk do të kthehet më kurrë. Ajo kohë ka perënduar bashkë me vdekjen politike të katranit me bojë.

Lini një Përgjigje