
Gazetari Fatos Mahmutaj ka deklaruar se kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha "nuk njeh gjuhë tjetër përveç linçimit, sulmeve dhe krimit ndaj kundërshtarëve”, ndërsa shtoi se " kryedemokrati nuk di të bëjë politikë, por vetëm dhunë”.
Teksa ka folur për situatën e deputetit Ervin Salianji, Mahmutaj deklaroi se “Salianjin e kam paralajmëruar të tërhiqet”, ndërsa pretendoi se ka pasur edhe mesazhe kërcënuese, duke theksuar se “Berisha gjithmonë çon mesazhe të kuptueshme” dhe se “i ka dhënë mesazhin hiqu nga rruga, ik dhe vazhdo dhe do shpëtosh”.
Ai tha gjithashtu se “nëse do ngatërrohesh më tej, do ndodhë ajo që ka ndodhur me të tjerët në situata të tilla”, ndërsa shtoi gjithashtu se “Berisha nuk e ka për gjë edhe t’i vriste njerëzit”, një pretendim i fortë që nuk është i konfirmuar nga burime zyrtare.
Gazetari komentoi edhe reagimin e ambasadës gjermane për protestën e opozitës, si dhe situatën brenda Partisë Demokratike, duke u shprehur se “PD sa të jetë Berisha do të jetë pronë e tij, nuk e lëshon ai”, ndërsa shtoi se kjo lidhje do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
“PD sa të jetë Berisha do të jetë pronë e tij, nuk e lëshon ai. Edhe kur Berisha të largohet nga kjo botë, atëherë PD do ta tërheqë zvarrë. PD lindi nga Ramiz Alia që e futi Berishën si kopil aty dhe në fund do ta marrë me vete deri në atë botë…”, u shpreh ai për "Abc News".
Lini një Përgjigje