TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Mars 2026, 14:34

"I kërkuan firmë për Xhafajn"/ Salianji i përgjigjet Berishës: Shpifje, akuzat për vrasje dihet se kush i ka mbi shpinë!

Shkruar nga Pamfleti
"I kërkuan firmë për Xhafajn"/ Salianji i
Ervin Salianji

Ervin Salianji reagoi publikisht ndaj deklaratave të Sali Berishës, i cili e cilësoi atë si të vetëpërjashtuar nga Partia Demokratike dhe jashtë garës për drejtimin e saj. Salianji deklaroi se Berisha i trëmbet demokracisë, teksa thekson se lideri demokrat kërkon të bëjë zhurmë për të mbuluar frikën.

“Në mungesë të votës, shpik etiketa. Në mungesë të garës, shpall “të vetëpërjashtuar”. Sa më shumë flet për përjashtime, aq më e qartë bëhet frika nga gara Partia Demokratike nuk është klub privat ku hyrjet dhe daljet vendosen me humorin e një njeriu, por një forcë politike që duhet të funksionojë me rregulla dhe me votën e anëtarëve të saj. Ironike që ky që flet për demokraci, është i pari që i trembet asaj. Unë nuk kam nevojë për bekime, as për leje. Kam vetëm një kërkesë: garë të hapur dhe votë të lirë. Pjesa tjetër është zhurmë për të mbuluar frikën. E frikë bën mirë që ka se e ka keqpërdorur funksionin për interesa personale dhe biznesi! Demokratët duan një Parti Demokratike fituese!”, tha Salianji.

Në vijim, ai komentoi edhe deklaratat e Berishës për një bisedë mes tyre para lirimit të tij nga burgu, duke i kundërshtuar me ironi dhe akuza të drejtpërdrejta.

“Sa për hallin që ka se mos “vras” Xhafën, i flet subkoshienca se ka merak se mos “vrasim’ Ramën me votë. Burri ka kohë te turpërohet gjithë jetën e vet, por të bjerë në këtë nivel është e paimagjinueshme dhe fiks siç nuk e urojnë as kundërshtarët më të ashpër! Shpifje si kjo tregojnë sa të madhe e ka frikën dhe dëshpërimin, akuzat për vrasje dihet kush i ka mbi shpinë, siç dhe tregon mendësinë vrasëse sepse dikush që dëgjon këto biseda dhe nuk i denoncon tregon për veten! Meqë ky po e mbështet SPAK këtë periudhë, unë jam i gatshëm dhe i bëj thirrje SPAK të nisë hetimin për tentativë vrasje ose moskallëzim krimi”, tha ish-deputeti.



ervin salianji sali berisha

2 Komente

  1. L
    LIRIA e Saliut

    Berisha, misionari madheshtor, nuk u lodh dhe ju premtoj qe do vazhdoje keshtu.

    1. k
      koha

      Salehu me taktika te UDBse. Kujdes se te djeg dhendrri i shkjaut.

      Lini një Përgjigje