TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Mars 2026, 14:12

Çmimi rekord i domates, reagon Braçe: Janë çmendur, abuzimi është skandaloz

Shkruar nga Pamfleti

Çmimi rekord i domates, reagon Braçe: Janë çmendur,

Deputeti socialist Erion Braçe ka ngritur shqetësimin për rritjen e çmimeve të frutave dhe perimeve, veçanërisht në zonën e kryeqytetit.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, ai thekson se në disa pika shitjeje përgjatë trotuarit pranë shkollës “Vasil Shanto” po konstatohet rritje e ndjeshme e çmimeve, të cilat sipas tij janë të pajustifikuara.

“Për ushqimin, perimet e frutat; Tek trotuari nga shkolla Vasil Shanto e poshtë, ka disa pika të shitjes së perimeve e frutave; I pashë tani, çmimet janë çmendur!

Dhe këto pikat mbahen si më të lirat tek 5-sa. Domatet fillojnë me 300 lekë dhe arrijnë deri në 340 lekë për kilogramë; Domatet e vogla, të huaja doemos, janë 640 lekë për kilogramë; speci i kuq ka arritur në 340 lekë për kilogramë; karrota ka arritur në 140 e shkon dhe 150 lekë për kilogramë; patëllxhani dhe pa cilësi ka arritur në 320 lekë për kilogramë; Bizelet kanë arritur në 480 lekë për kilogramë;mashurkat kanë arritur në 600 lekë për kilogramë”, thotë Braçe.

Ai nënvizon se situata është problematike edhe për faktin se këto pika konsiderohen ndër më të lirat në Tiranë, ndërsa shton se ka kërkuar ndërhyrjen e Policisë Bashkiake për lirimin e hapësirave publike.

“Domethënë keq! Abuzimi është skandaloz; për më tepër kur këto lekë ti marrin edhe pa faturë tatimore. Dhe po e përsëris, këto pika mbahen si më të lirat në Tiranë. Ndërkohë kam një vit që i kërkoj Policisë së Bashkisë të lirojë gjysmën e trotuarit që ju merret të moshuarve që lëvizin këtu e që grabiten me këto çmime;Por mesa duket Policia e Bashkisë ka gjetur mirëkuptim me çdokënd këtu; i bie shkurt: Inate komshinjsh!”, shton Braçe.

2 Komente

  1. M
    M

    Karagjoz. Shko vidh votat te Njesia 5.

    1. K
      Kiu

      Brace, tani pervaecse cmimi i shalqiun dhe ujesjellesit, po merret edhe me cmimin e domateve..

      Lini një Përgjigje