TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Prill 2023, 22:10

Berisha mesazh Ramës dhe Rilindjes me video nga hapja e fushatës: Jemi shqiptarë ne, o budallenj!

Shkruar nga Pamfleti

Berisha mesazh Ramës dhe Rilindjes me video nga hapja e fushatës: Jemi

Sali Berisha u ka dërguar një mesazh drejtuesve të PS-së, me një pjesë nga fjala e djeshme në "Air Albania" dhe fotot e simpatizantëve që mbushën stadiumin.

"Edi Ramës dhe Rilindjes do t’u them dy fjalë:
Jemi shqiptarë ne, o budallenj.
Besën e prerë dhe votën e vjedhur nuk t’a falim kurrë!
Bashkë fitojmë!"-shkruan Berisha.


Më tej ish-kryeministri Sali Berisha publikoi një album me fotot nga çelja e fushatës së koalicionit opozitar ku ai është pjesë, “Bashkë Fitojmë”, për zgjedhjet e 14 majit.

Mbështetësit e koalicionit u mblodhën ditën e djeshme në ambientet e stadiumit “Air Albania” në kryeqytet së bashku me kandidatët për të gjithë bashkitë e vendit në 14 maj.

Berisha e cilësoi këtë ceremoni si një “hapje të jashtëzakonshme”, por ende nuk ka bërë publike dhe transparente si po financhet fushata e Rithemelimit, teksa nuk kanë marrë asnjë lek nga KQZ.

Gjatë ditës së sotme, kreu i Komanduar i PD, Enkelejd Alibeaj tha se Berisha duhet të japë llogari ku i mori 200 mijë euro për eventin në "Air Albania Stadium" ku hapi fushatën elektorale.

 

berisha rama

Lini një Përgjigje