TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Prill 2023, 15:37

“Politika nuk ka vend në kishë”, kandidati i PD-së dhe ai i PS-së në Berat bëhen bashkë për Pashkë

Shkruar nga Pamfleti
“Politika nuk ka vend në kishë”,  kandidati i PD-së
Kandidati demokrat për bashkinë e Beratit, Zija Ismaili është takuar në kishë me kandidatin socialist Ervin Dema

Kandidati demokrat për bashkinë e Beratit, Zija Ismaili është takuar në kishë me kandidatin socialist Ervin Dema për Pashkë.

Ai shkruan se politika dhe sharjet nuk kanë vend në kishë dhe se i ka uruar Pashkë duke uruar shëndet dhe të gjitha të mirat për familjen e tij.

"Mbrëmjen e së shtunës kam pasur një rastësi të veçantë për të takuar kundërkandidatin tim Ervin Demo në kishën e Shën Dhimitrit të Beratit. Politika dhe ndarjet nuk kanë vend në këtë vend të shenjtë. I urova festën e Pashkëve duke uruar shëndet dhe të gjitha të mirat për familjen e tij. E mbi të gjitha, le të fitojë më i miri!", tha Ismaili.

Besimtarët ortodoksë në qytetin e Beratit, pritën në mesnatë ringjalljen e Krishtit në Katedralen Shën Dhimitri.

Ceremonia e shenjtë u ndoq nga qindra besimtarë ortodoksë, të cilët ishin mbledhur brenda dhe jashtë ambienteve të Katedrales, duke u lutur në një nga ditët më të rëndësishme të kalendarit të krishterë, për më shumë paqe dhe jetë më të mirë.

Besimtarët ortodoksë beratas morën pjesë fillimisht në meshën për ringjalljen e Krishtit, që u drejtua nga At Johan Qako, i cili kryesoi edhe lutjen e traditës sipas liturgjisë, me lutje ndaj Zotit dhe duke respektuar të gjitha ritet e kësaj feste. Më pas, besimtarët ortodoksë morën dritë nga drita e Zotit, duke ndezur qirinj, dritë që çdo besimtar ortodoks e përcjell me vete në shtëpinë e tij, si shenjë mirësie dhe për të marrë bekimin e Zotit.

zija ismaili ervin dema

Lini një Përgjigje