TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Prill 2023, 20:26

Benet Beci takim me mësues dhe drejtues të shkollave: Psikologjikisht unë bashkinë aktuale e shoh të mbyllur

Shkruar nga Pamfleti

Benet Beci takim me mësues dhe drejtues të shkollave: Psikologjikisht

Kandidati i PS par bashkinë e Shkodrës, bënte Beci, ka zhvilluar sot një takim me mësues e drejtues të shkollave.

Sipas tij, mungesa e mjeteve didaktike, ngrohja me gaz, mungesa a zaptimi i mjediseve sportive, mësimi me turne, janë vetëm disa nga shqetësimet që mësuesit ngritën.

Përtej vështirësive, dua të them se ishte një diskutim shumë i mirë, pasi takimi shërbeu edhe si mundësi për bashkëpunimin mes shkollave profesionale dhe shkollave të tjera të qytetit. Në syrin tim kjo është një energji e brendshme, e cila po të menaxhohet mund të mbyllë shumë probleme që kanë shkollat për mirëmbajtje. Psikologjikisht unë bashkinë aktuale e shoh të mbyllur. Këto gjëra s’kanë nevojë për investime. Bashkëpunimi nuk është luks, por eficencë. Përmes bashkëpunimit krijon  rezultat të menjëhershëm. Kur ka bashkëpunim, menaxhim dhe kontroll financiar është i sigurt suksesi. Një projekt transparent sjell donatorë të sigurt. Nuk janë fondet problem. Neve na mungon sistemi. Si është e mundur të mos kemi një model të mirë të një shkolle me standarde? Ky nuk është një problem politik, por menaxherial. Duhet një Bashki e Hapur për një zgjidhje më të mirë”, shkruan Benet Beci në rrjetet sociale.

benet beci shkoder

Lini një Përgjigje