Kryetari i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj ditën e sotme nuk i ka kursyer sulmet ndaj ish kryeministrit Sali Berisha.
Alibeaj thotë se Berisha bën fushatë “sa për sy” dhe pyeti demokratët se ku i ka gjetur 200 mijë euro ish kryeministri vetëm për hapjen e fushatës pa llogaritur të tjerat që do e pasojnë, duke pasur parasysh që Berisha nuk ka fond nga KQZ për zgjedhjet vendore.
"200 mijë euro dje vetëm për një event. Pyetja është e thjeshtë, ku i gjejnë këto paratë. Ku i gjejnë paratë, fare e thjeshtë. O partë që kanë vjedhur dje, o paratë që iu jep Rama sot. S’ka mënyrë të tretë. Prandaj them se janë bashkë, për dy arsye, kanë kusure ata të djeshmit, kanë kusure ata të sotshmit. Duan të mbrojnë veten nga drejtësia dhe perëndimi. Për këtë arsye janë duke bashkuar forcat. 200 mijë euro për të bërë atë event. Në fund ikën të gjithë, normal ashtu përfundon kur i blen", tha Alibeaj.
Nga ana tjetër, Alibeaj justifikon faktin që do garojë vetëm me 14 kandidatë me argumentin ‘më mirë pak dhe saktë’.
Daljen me pak kandidatë Alibeaj e sheh si zgjidhje nga bashkëpunimi sipas tij, i fshehtë i Ramës e çiftit Berisha Meta për ta asgjësuar PD-në.
Më tej, ai u shpreh se demokratët kanë turp të dalin me emrin e Ilir Metës në fletën e votimit për 14 majin.
“Kanë frikë more frikë sepse është turp. Kanë frikë të nxjerrin ermin e Ilir Metës aty. Këto janë momente historike për ne, ne kemi një test të rëndësishëm në këto 30 ditë. Nuk do ndodhë gjëma, ne duhet të dalim sa më serioz. Pas 14 majit do të hapet një hapësirë e re, mundësi e re për të ringritur me të vërtetë PD. Siç nuk ka qenë kurrë, e pastër dhe me ideologjinë e demokratëve.”- tha Alibeaj.
Më tej, Alibeaj tha se Rama, Berisha e Meta kanë bashkëpunuar për të asgjësuar Partinë Demokratike. Sipas tij, PD është e vetmja forcë politike që ka mbështetjen e partnerëve perëndimor.
"Kjo situatë është me delikatja për demokratët. Dua ta kuptoni thellë sinqeritetin e kësaj që po them. Ajo që është në lojë, është pozita e PD. Së dyti është në lojë ekzistenca e së djathtës, është në lojë ekzistenca e vetë Shqipërisë, do ngelet pjesë e së shkuarës të këtyre 32 viteve, apo do hapë një epokë të re për shqiptarët, për tu kthyer në një vend siç Europa e kërkon. Është një moment historik, ka vështirësitë e veta, të mos e fshehim. Vështirësia është që vijmë pas 1 viti e gjysmë betejë, betejë e cila ka qenë deri betejë fizike, kujtojmë 8 janarin, por edhe më tej betejë ka qenë, vlerat e PD dhe bartësit e saj kemi qenë ne agresion, nga pushteti po e po. Donin të shihnin PD që të asgjësohej, kanë bërë ca ka qenë e mundur. Krimi më i madh që ka bërë pushteti ka qenë bashkëpunimi me Berishën dhe Metën. Është një bashkëpunim i drejtpërdrejtë i Ramës, Berishës dhe Metës për asgjësimin i demokratëve, PD, asgjësimi i forcës së vetme të djathtë dhe forcës së vetme që ka mbështetjen e perëndimit, SHBA, BE dhe Britanisë, vetëm ne. Të gjithë i tremben. I keni parë publikisht edhe qëndrimet e tyre, e keni parë ca duan ata. Armiku kryesor për të cilin ata nuk bëjnë asnjë lloj kompromisi është korrupsioni. Dhe ky ku jetojmë sot është një regjim shtetëror i korruptuar. Ai i djeshmi që e kanë përcaktuar qartë është regjim i korruptuar. Ata duan partneritet vetëm më pati politike që s’kanë lidhje me korrupsionin e djeshëm, ne e kemi këtë avantazh.", u shpreh Alibeaj.
Ju rikujtojmë se ditën e djeshme, dyshja kontroverse Berisha-Meta hapën fushatën elektorale duke marrë me qira stadiumin e AirAlbania me një shifër të majme për zgjedhjet e 14 majit.
Eventit, Alibeaj i ka faturuar shifrën 200 mijë euro.
Takimi elektoral i Berishës e Metës nisi një orë me vonesë dhe pavarësisht përpjekjeve për ta mbushur plot, patën pjesëmarrje të ulët.
Pas prezantimit të kandidatëve, morën fjalën edhe dyshja drejtuese e koalicionit që hodhën akuza ndaj Edi Ramës duke e cilësuar këtë çelje të fushatës si start madhështor por përballë shihnin stolat bosh.
Lini një Përgjigje