TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Prill 2023, 13:28

Berisha kapërdin sulmet ndaj Glover: Nuk ka as dashuri dhe as armiqësi të përjetshme

Shkruar nga Pamfleti

Berisha kapërdin sulmet ndaj Glover: Nuk ka as dashuri dhe as armiqësi

Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka kapërdirë sulmet dhe akuzat ndaj  përfaqësueses së ODIHR  Audrey Glover.

Kjo e fundit i rrëzoi zgjedhjet e 1996 dhe Berisha çfarë nuk tha për të, por tani që ajo do të jetë në krye të ODIHR për zgjedhjet vendore, ka ndërruar kurs.

Ai deklaroi, se e ka  vlerësuar raportin e saj  dhe nëse do merrej me seriozitet nga qeveria dhe komuniteti ndërkombëtar, qeveria nuk do ishte kurrë në këtë gjendje.  

“Nuk ka as dashuri dhe as armiqësi të përjetshme. Në këtë kontekst, ato që kanë pasur për zgjedhjet e 96-ës, kalojnë dhe i afrohen 28 viteve. Ajo që mund të them unë se Glover, në zgjedhjet e fundit ka bërë një raport profesional. Unë e kam vlerësuar raportin e saj. Raporti i saj nëse do merrej me seriozitet nga qeveria dhe komuniteti ndërkombëtar, qeveria nuk do ishte kurrë në këtë gjendje. Ai raport bazë kryesore për të gjithë transforimin e kuadrit ligjor. Ai raport u shpërfill në mënyrë të tmerrshme nga qeveria dhe nga eksponentë ndërkombëtar. Ai ishte raporti më profesional që mund të jetë shkruar ndonjëherë”, tha Berisha.

berisha pd zgjedhjet e 14 majit

Lini një Përgjigje