TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Prill 2023, 12:09

Rama “kërcënoi” me largim nga Arbitrazhi, Meta: Po nxjerr Shqipërinë nga orbita

Shkruar nga Pamfleti

Rama “kërcënoi” me largim nga Arbitrazhi, Meta: Po nxjerr

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar në lidhje me deklaratën e kryeministrit Edi Rama se do të largoheshin nga juridiksioni i Gjykatës, duke iu referuar çështjes Becchetti.

Në një prononcim për gazetarët, Meta u shpreh se anormaliteti është kthyer sjellja e kryeministrit, duke shtuar se ky i fundit po tenton që ta nxjerrë Shqipërinë nga çdo orbitë.

“Anormaliteti është kthyer në sjelljen e tij. Po të shihni listën botërore të azilantëve, se kush janë në 10-shen e parë. Është e para Shqipërisë dhe 9 vende të tjera, asnjë shtet europian. Janë vende ku ka konflikte civile. Në Shqipëri qeveris një njeri i papërgjegjshëm që mund të nxjerrë Shqipërinë nga çdo lloj orbite”, tha Meta.

Kujtojmë se ditën e sotme kryeministri Edi Rama ka ‘kërcënuar’ me largimin nga Arbitrazhi për çështjen e “Becchetti”. Pak ditë pas vendimit përfundimtar të Arbitrazhit të Bankës Botërore që la në fuqi vendimin për dëmshpërblimin me 108 mln euro të sipërmarrësit italian Francesco Becchetti dhe mospranimin e kërkesës së qeverisë shqiptare, Rama nuk e ka kursyer sulmin ndaj ish-pronarit të Agon Channel. Ai e quajti ‘kriminel’ dhe ‘mashtrues’ dhe tha se ‘arriti të çajë rrugën në një gjykatë me të cilën ne do të hapim probleme të mëdha duke filluar nga java e ardhshme’.

meta rama arbirtazh shqiperi

Lini një Përgjigje