TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Janar 2025, 22:43

Berisha: Ja pse e sulmova Majkon pas 30 vitesh dhe pakti kur i dridheshin këmbët

Shkruar nga Pamfleti
Berisha: Ja pse e sulmova Majkon pas 30 vitesh dhe pakti kur i dridheshin
Koha e paktit Berisha-Majko

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha këtë të enjte në “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania se të gjithë betejën e tij kundër SPKA e ka për qëndrimin e tyre lidhur me krimin zgjedhor.

Sipas tij Pandeli Majko është përfshirë në krime zgjedhore dhe ka qenë rastësi mënyra se si kjo është zbuluar. Berisha tha se në 30 e ca vite ai asnjëherë nuk e kishte sulmuar më parë Majkon, madje kishte bërë edhe një pakt me të në kohën e luftës në Kosovë, por kur pa dosjen nuk mund të mos e thoshte.

Pandeli Majko në 30 e ca vite nuk është sulmuar ndonjëherë nga Sali Berisha. Madje e vërteta është se kam bërë edhe një pakt me të kur i dridheshin këmbët gjatë luftës në Kosovë. Por kur unë mora dosjen edhe sikur të quhej Pandeli Berisha prapë do e bëja. Ai gaboi rëndë me ato që tha. Ai ka kryer krim, sepse është regjistruar. Ai është ulur në tavolinë me Afrim Hodën dhe me Ardian çelën dhe kanë bërë planin e sigurimit të parave për të blerë zgjedhjet”, tha ai.

Lini një Përgjigje