TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Prill 2025, 19:10

“Berisha filogrek”, Ngjela: Mashtron për raportet me SHBA, vijon të mbetet një “non grata”

Shkruar nga Pamfleti

“Berisha filogrek”, Ngjela: Mashtron për raportet me SHBA,

Avokati Spartak Ngjela ka akuzuar Sali Berishën për lidhje të forta me Athinën. Në një emision ai deklaroi se ai ka frikë të përmendë Çamërinë. Nga ana tjetër, ai thotë se Berisha tenton të shfrytëzojë politikën e grekëve në jugun e Shqipërisë.

Berisha, që kur ka ardhur në pushtet që në 1992, nuk ka qenë me shqiptarizmin. Atje ku kullot dhe kush e ka pasur, armiqtë e Shqipërisë. Nga Franca në Beograd e më tej. Por sot nuk ka forcë, ai është shpallur Non Grata dhe kjo nuk e sjell në pushtet. Ai kërkon të garantojë ardhjen në pushtet me politikën greke në Shqipëri, në jug. Por është mendim. Saliu ka mbërritur te 3 hapat e para, kur të bëjë të pestën, më njoftoni”, tha Ngjela.  

Avokati Spartak Ngjela ka komentuar edhe premtimet e Berishës lidhur me tarifat doganore. Sipas Ngjelës, Berisha gënjen kur thotë se do të ndikojë në heqjen e tarifave të vendosura nga Presidenti i SHBA, Donald Trump.

Gënjen se s'ka vota. Nëse vjen me kryengritje, po. Por erdhi njëherë me kryengritje, por e morën amerikanët dhe i thanë: ‘Largohu për 20 minuta se vijmë ne’. Se e bëri një revolucion ai atëherë. I leverdis Amerikës të ketë në Shqipëri një Non Grata? Na ka aleatin kryesor, mos e harroni këtë”, tha Ngjela.

Lini një Përgjigje