
Toka te ish-Cirku i Tiranës do të mbushet me kulla. Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në konkursin e masterplanit për zhvillimin e zonës, ku u prezantuan projektet.
Nga të pranishmit fjalën e mori edhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, biznesmeni Astrit Veliaj. Ky i fundit u pa duke i bërë lavde Ramës. Veliaj është përfituesi i drejtpërdrejt i këtij projekti, pasi ka marrë pronësinë e tokës ku ishte cirku.
Ish-deputeti Veliaj në fjalën e tij tha se Shqipëria dhe Tirana po merr fizionominë e kryeministrit Rama. Sipas Veliajt, kryeministri Rama është vizionar dhe transformues, që rri zgjuar për të bërë vepra të mëdha.
“Tirana dhe Shqipëria po marrin fizionominë e kryeministrit Edi Rama. Të gjithë ëndërrojnë të bëjnë kryevepra, por vetëm ata që rrinë zgjuar i bëjnë ato”, tha ai.
Lini një Përgjigje