TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Gusht 2025, 11:09

Berisha denoncon para SPAK: Ministri me një biznesmen kërcënuan Veliajn në burg

Shkruar nga Pamfleti
Berisha denoncon para SPAK: Ministri me një biznesmen kërcënuan
Kreu i PD, Sali Berisha

Kreu i PD, Sali Berisha ka bërë deklarata të forta nga ambientet e SPAK ku u paraqit ditën e sotme në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”.

Ai deklaroi se kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta mbahet në burg pa asnjë fakt, ndërsa shtoi se kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është vizituar në burg nga ministri i Drejtësisë Ulsi Manja dhe një biznesmen, duke e kërcënuar.

Berisha tha se Veliajt i është thënë se po foli e pëson gruaja, fëmija dhe gjithë pjesëtarët e familjes.

"Rasti i Ilir Metës është rast që ju nuk mund ta imagjinoni. Vetëm pse ka dhënë një intervistë i heqin 10 ditë të drejtën e çdo komunikimi, sikur të ishin Stalinistë apo nazistë. Shkojnë tre familjarë, motra me fëmijët dhe njërit nga fëmijët i thonë, jo se lejohen vetëm tre. Dhe raste të tjera. Plus që është absolutisht, ta dijë çdo shqiptar, pa asnjë fakt në dosje. 

Nuk mbroj njeri që ka fakt penal. Për Erion Veliajn, çështja është siç e patë ju, dëshmitarët njëri pas tjetrit, pasi kanë kaluar në zyrën e Ramës, nuk e di, por kjo të provojë, ta hetojnë, kanë bërë dëshmira, të cilat faktojnë për mua, faktojnë të vërtetën e vjedhjeve të tmerrshme që kanë bërë. 

Me Erion Veliajn janë sjellë në mënyrën më të papranueshme. Dhe të jeni të sigurtë, që për Erion Veliajn kam konsideratën më të keqe. Por tani është seç është, por të drejtat e tij nuk mund të përcaktohen nga vullneti im. 

Të drejtat e tij janë të drejtat e një qytetari të garantuar me ligj dhe kushtetutë. Që të marrë Edi Rama, zyra e shtypit dhe të botojë statuse të pashkruara nga Erion Veliaj, kjo mund të ketë ndodhur në proceset më të zeza të kohës së sigurimit të shtetit. 

Çfarë nevoje kishte të shkruante statuse se Olsi Dado është i tillë dhe atillë, dhe Altin Dumani është heroi siç donte Edi Rama, në një kohë kur ai ishte i zhytur. Ju e patë vetë që paratë binin si nga qielli te Veliaca, me kompani me këto. 

Çfarë nevoje kishte ta bënte këtë? Ua them unë, kishte nevojë se Edi Rama donte me çdo kush të zemëronte gjykatësit dhe prokurorët me të dhe ta mbante aty ku është. Kjo për mua është shumë e dënueshme, sepse kjo përbën vepër penale në vetvete.

E dyta, thuhet që e kanë keqtrajtuar. Vizita e Ulsi Manjës. Në këtë vizitë Ulsi Manja është shoqëruar nga një biznesmen. 

Të gjitha të dhënat janë se, biznesmeni ka qenë përfaqësuesi kryesor i klanit “Troplini” të cilët i çojnë, ua kanë dërguar dhe të tjerëve për ti dhënë ultimatum që, po fole këto pëson gruaja, këto pëson fëmija, këto pëson gjyshja, këto pëson gjyshi dhe me radhë. 

Edhe kjo është një akt absolutisht i papranueshëm dhe i dënueshëm.

 Këto qëndroj unë për këto dhe më vjen mirë që Avokati i Popullit është marrë dhe po merret. Por unë i kërkoj Avokatit të Popullit gjithashtu të shkojë nëpër burgje dhe të shohë një tmerr të pafund.", tha Berisha për mediat. 

ulsi manja me një biznesmen kërcënuan veliajn berisha

Lini një Përgjigje